TIRANE- “Ministri gjendej në dikaster kur makina e tij u qëllua me vezë nga aktivistët e AK-së”. Kështu bën të ditur Policia e Tiranës në një njoftim për mediat pas protestës së Aleancës Kuqezi para Ministrisë së Shëndetësisë. Aktivistët thanë se makina u godit me vezë dhe domate kur ministri Ilir Beqaj po hynte në Ministri.
“Mjeti është goditur gjatë kohës që po parkohej dhe në brendësi të mjetit ka qënë vetem drejtuesi i mjetit të Ministrit, ndërsa Ministri ndodhej në brendësi të institucionit. Po punohet për identifikimin e personave përgjegjës”, thuhet në njoftimin e policisë.