Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Nuk e japim Maqedoninë tonë”, përleshje mes protestuesve e policisë greke

2019/01/20 at 4:24 PM
në Aktualitet, Bota
Kohë leximi: 2 min
A A
“Nuk e japim Maqedoninë tonë”, përleshje mes protestuesve e policisë greke

Policia ka hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit jashtë Parlamentit të dielën, pasi mijëra qytetarë grekë u mboldhën në Athinë për të protestuar kundër një marrëveshjeje me Maqedoninë.

Qendra e Athinës u shndërrua në një det njerëzish që mbanin në duar flamuj grek dhe parulla, ku shumë prej tyre kishin ardhur nga mbarë vendi për të protestuar kundër marrëveshjes së emërtimit të shtetit ish-Jugosllav si Maqedonia Veriore.

Shumë grekë besojnë se emri Maqedoni, nënkupton një pretendim territorial mbi rajonin e tyre verior.

Çështja ngjall emocione të forta mes grekëve, të cilët e konsiderojnë Maqedoninë, mbretërinë e lashtë të sunduar nga Aleksandri i Madh, dhe ku duhet të jetë pjesë përbërëse e atdheut dhe trashëgimisë së tyre.

Marrëveshja e nënshkruar nga dy qeveritë, zhbllokon dëshirën e Maqedonisë për t’iu bashkuar NATO-s dhe Bashkimit Europian, por pasi të ratifikohet nga parlamenti i Greqisë.

“Ne nuk mund t’a kapërdijmë këtë marrëveshje. Nuk e japim Maqedoninë tonë, historinë tonë”, – u shpreh për mediat Amalia Savrami, 67-vjeçe, ndërsa tundnte një flamur të madh grek në Sheshin Sintagma të Athinës.

“Maqedonia është greke”

Mediat vendore raportuan se protesta e të dielës ishte një nga më të mëdhatë gjatë dekadës së fundit, duke dominuar qartaz ndaj tubimeve të mëparshme.

Maqedonia e shpalli pavarësinë në vitin 1991, duke shmangur dhunën që u pasua në shumë vende gjatë shpërbërjes së ish-Jugosllavisë.

Kryeministri Zoran Zaev ka kërkuar që marrëveshja të përshpejtohet që vendi t’i bashkohet sa më parë NATO-s dhe BE-së.

Greqia kishte rënë dakord që deri në zgjidhjen e mosmarrëveshjes së emrit, fqinji i saj verior, me një popullsi prej rreth 2 milionë banorësh, mund të emërtohej ndërkombëtarisht si “IRJM” – Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë. Ky është emri me të cilin u pranua në Kombet e Bashkuara më 1993.

Zgjidhja e emrit të Maqedonisë, do të përshëndetet si një sukses i kryeministrit grek Alexis Tsipras. Ai fitoi një mocion besimi këtë muaj, pasi Grekët e Pavarur u tërhoqën nga koalicioni qeveritar.

Siç duket, marrëveshja me Shkupin kishte tensionuar marrëdhëniet me partinë e krahut të djathtë, aleatin e tij të koalicionit, i cili kundërshtoi përdorimin e emrit “Maqedoni” në çdo zgjidhje të pranuar nga palët./Rel.d/

Etiketa: gaz lotsjellesgreqiamarreveshja e emrit me maqedonine

Ju sugjerojmë

Ndeshja mes Tiranës dhe Partizanit, bllokohen disa rrugë në kryeqytet
Aktualitet

Ndeshja mes Tiranës dhe Partizanit, bllokohen disa rrugë në kryeqytet

7 Dhjetor, 2025 4:39 pm
Trump merr telefonatë nga Ronaldo, Presidenti: Nuk ka njeri më të mirë se ai
Bota

Trump merr telefonatë nga Ronaldo, Presidenti: Nuk ka njeri më të mirë se ai

6 Dhjetor, 2025 9:51 pm
Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin, babai: Im bir më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë
Aktualitet

Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin, babai: Im bir më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë

6 Dhjetor, 2025 8:40 pm
Akuzohet për mijëra vrasje, “kasapja” e Tanzanisë fiton zgjedhjet me 98% të votave
Bota

Akuzohet për mijëra vrasje, “kasapja” e Tanzanisë fiton zgjedhjet me 98% të votave

6 Dhjetor, 2025 7:39 pm
Qytetet në atmosferën e festave, ndizen dritat e pemëve të Krishtlindjes
Aktualitet

Qytetet në atmosferën e festave, ndizen dritat e pemëve të Krishtlindjes

6 Dhjetor, 2025 7:14 pm
Elon Musk: Vendosuni sanksione oligarkëve ukrainas, kështu afrohet fundi i luftës
Bota

Elon Musk: Bashkimi Evropian duhet të zhbëhet, sovraniteti t’u kthehet shteteve

6 Dhjetor, 2025 5:41 pm
SHBA miraton shitjen e raketave në vlerë 301 milionë dollarë për Italinë
Bota

SHBA miraton shitjen e raketave në vlerë 301 milionë dollarë për Italinë

6 Dhjetor, 2025 4:44 pm
VIDEO/ Macron vrapon dhe anashkalon sigurinë për të përshëndetur studentët
Bota

VIDEO/ Macron vrapon dhe anashkalon sigurinë për të përshëndetur studentët

6 Dhjetor, 2025 3:46 pm
Gjoba  ndaj “X’, Vance dhe Rubio kundër BE: Është një sulm ndaj Amerikës!
Bota

Gjoba ndaj “X’, Vance dhe Rubio kundër BE: Është një sulm ndaj Amerikës!

6 Dhjetor, 2025 3:25 pm
Dronët e Ukrainës godasin rajonin Ryazan të Rusisë
Bota

Dronët e Ukrainës godasin rajonin Ryazan të Rusisë

6 Dhjetor, 2025 2:36 pm
Para
“Ilaçi i Dashurisë”/ Ekziston vërtetë apo është mit?

“Ilaçi i Dashurisë”/ Ekziston vërtetë apo është mit?

Durrës/ Makina përfshihet nga flakët në ecje

Durrës/ Makina përfshihet nga flakët në ecje

Mori oferta nga Manchester & Real Madrid, a do e lërë Icardi Interin?

Mori oferta nga Manchester & Real Madrid, a do e lërë Icardi Interin?

TE FUNDIT

Ndeshja mes Tiranës dhe Partizanit, bllokohen disa rrugë në kryeqytet

Ndeshja mes Tiranës dhe Partizanit, bllokohen disa rrugë në kryeqytet
7 Dhjetor, 2025

Disa segmente rrugore të kryeqytetit do të qëndrojnë sot të bllokuara për shkak të derbit të kryeqytetit, që do të...

Lexo më shumë

Vrasja e 15-vjeçarit, bashkëmoshatarët protestë paqësore në Bulqizë

Vrasja e 15-vjeçarit, bashkëmoshatarët protestë paqësore në Bulqizë
7 Dhjetor, 2025

Me pankarta në duar,  një grup të rinjsh janë mbledhur sot në qendër të qytetit të Bulqizës për të zhvilluar...

Lexo më shumë

Një ministre, një pezullim dhe anatomia e një prove demokratike

Auto-Skicë
7 Dhjetor, 2025

Nga Dr. Albatros Rexhaj Në çdo vend që nis një reformë të vërtetë kundër korrupsionit, vjen një çast kur sistemi...

Lexo më shumë

Horoskopi 7 dhjetor 2025, zbuloni shenjat me fat

Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
7 Dhjetor, 2025

Dashi Marrja e vendimeve sot do të jetë pothuajse e pamundur. Në vend që të mendoni për gjërat në kokën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com