Kronikë

Policia gjen arsenal armësh në Dibër, arrestohen babë e bir


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:43 - 12/04/22 |
Opi Nion

Arsenal armësh është sekuestruar nga policia në Dibër gjatë një aksioni të koduar “Weapons”.

Në kuadër të këtij aksioni u arrestuan shtetasit D.D. 68 vjeç dhe djali i tij P.D. 38 vjeç, të cilët janë babë e bir.

Policia bën të ditur se në banesën e tyre në fshatin Shullan, ku janë gjetur dhe sekuestruar një arsenal armësh, konkretisht :

Dy armë zjarri kallashikov, një pushkë, një armë gjahu, tritol, 200 metra fitil zjarrpërcjellës, 73 copë kapsolla detonatore, 715 copë fishekë, dhe 5 krëhëra arme.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim./Opinion.al

Pas