Bota

Policia gjen 15 milionë euro në një shtëpi në Milano, ku ishin fshehur


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:54 - 09/06/20 |
el ida

Policia italiane ka rënë në gjurmët e një thesari të vërtetë në një shtëpi, në pamje të parë krejt të zakonshme, në Milano.

Plot, 15 milionë euro të përfituara nga aktivitete kriminale, ishin fshehur në murin e shtëpisë. Të ndara në kartmonedha mes 20 dhe 500 eurosh, ato ishin fshehur në 28 kuti.

Përveç parave të fshehura në mur, policia gjeti edhe një sasi prej 167 mijë eurosh të tjera në kasafortë në një servis makinash.

Policia arrestoi tre persona, të cilët dyshohet se ishin pjesë e një grupi që merrej me trafik droge në Milano dhe më gjerë në veri të Italisë./Opinion.al

Pas