Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vdekja e “dajës”,avokati:Çnjerëzore,e çuan në spital pasi u revoltua burgu

2020/06/09 at 12:00 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Vdekja e “dajës”,avokati:Çnjerëzore,e çuan në spital pasi u revoltua burgu

Një nga personat e arrestuar për grabitjen e parave në Rinas në prill të vitit të shkuar, ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në Tiranë. Ragip Hajdini, 50 vjeç, ishte shtruar prej 4 ditësh në spital sepse vuante nga një sëmundje e rëndë.


Avokati i tij, Baftjar Rusi, deklaroi se do të bëhet kallëzim penal për Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve dhe burgut 302, për shkak se sipas familjarëve, institucioni i burgjeve nuk është kujdesur fare për shqetësimet shëndetësore të Hajdinit.

Sipas tij, një masë e madhe tumorale i është hequr nga trupi, por ai nuk arriti t’i mbijetojë, pasi sëmundja është trajtuar me vonesë, duke e agravuar atë.

“Përpara të gjithave jemi njerëz dhe tek ne ka humbur sensi i të qenit njeri. Ai nuk është trajtuar si njeri. Do përgatisim një kallëzim ndaj burgut 302 dhe drejtorisë së burgjeve. Të afërmit janë të revoltuar pasi deri në momentin që burgu 302 është ngritur në revoltë, atij nuk i është dhënë ndihma, nuk është konstatuar shkaku pse ai njeri vuante dhe pse kërkonte me ngulm t’i nënshtrohej vizitave sepse kishte dhimbje të rënda në shpatull. Për 2 muaj është trajtuar në mënyrën më çnjerëzore dhe më të paimagjinueshme. Pasi u ngritën në protestë të tërë e çuan në spitalin e traumës. Kur e çuan atje sëmundja kishte avancuar. Kufijtë ishin të mbyllur për shkak të pandemisë dhe të afërmit nuk mund të vinin. U vendos të bëhej ndërhyrja kirurgjikale. U hap në bark pasi kishte një masë të madhe që i bllokonte të gjithë metabolizmin dhe funksionimin e organizmit. Pas hapjes i plasën të gjitha lëngjet, likidet në sipërfaqe të trupit. Nuk i funksionuan më organet”, deklaroi avokati.

Në lidhje me grabitjen e 9 prillit, Rusi thotë se Ragip Hajdini nuk e ka pranuar asnjëherë të ketë pasur lidhje.

I njohur me pseudonimin ‘Daja’ nga Kosova, emri i tij u zbulua pas dëshmisë së të penduarit, Alkond Bengas, i cili  përmendi para hetuesve përfshirjen e një personi nga Kosova me pseudonimin ‘Daja’. Arrestimi i tij u bë më 26 prill te ‘Shkëmbi i Kavajës’ në një pronë të tijën.

Ai akuzohej si pjesë e grupit që bënë grabitjen në Rinas dhe për strehimin e kreut të bandës Admir Murataj para se të vritej pas grabitjes në Rinas, pasi ishte në kërkim për grabitjet e tjera në Shqipëri dhe ato në Greqi./Opinion.al

Etiketa: avokatid ajavdekja


Ju sugjerojmë

Alarm në Kongo, rreth 1,000 të infektuar dhe 245 viktima nga shpërthimi i Ebola-s
Bota

Alarm në Kongo, rreth 1,000 të infektuar dhe 245 viktima nga shpërthimi i Ebola-s

20 Qershor, 2026 10:59 am
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump:Jam më i fuqishëm se Napoleoni dhe Aleksandri i Madh, ata nuk kishin aeroplanë

20 Qershor, 2026 10:47 am
Izraeli rifillon sulmet në Liban, 5 persona humbin jetën
Bota

Izraeli rifillon sulmet në Liban, 5 persona humbin jetën

20 Qershor, 2026 10:29 am
PS mbledh Grupin Parlamentar në fokus integrimi në BE dhe investimi në Zvërnec
Kryesore

PS mbledh Grupin Parlamentar në fokus integrimi në BE dhe investimi në Zvërnec

20 Qershor, 2026 9:38 am
Irani refuzoi armëpushimin, Trump: Nesër është afati i fundit
Bota

“I kërkova Izraelit armëpushim me Hezbollahun”, Trump: Ndonjëherë duhet të logjikosh

19 Qershor, 2026 10:10 pm
“Luftë civile” te Portugalia, askush nuk i pason Ronaldos
Sport

“Luftë civile” te Portugalia, askush nuk i pason Ronaldos

19 Qershor, 2026 8:35 pm
Dita e 20-të e protestës në Tiranë: Nesër vjen mërgata
Aktualitet

Dita e 20-të e protestës në Tiranë: Nesër vjen mërgata

19 Qershor, 2026 8:19 pm
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit
Bota

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit

19 Qershor, 2026 7:41 pm
Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…
Bota

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

19 Qershor, 2026 6:36 pm
Shefi i NATO-s, Mark Rutte: Evropa e ka marrë mesazhin nga Trump
Aktualitet

NATO: Shqipëria nuk e plotësoi 2 % e Prodhimit të Brendshëm Bruto

19 Qershor, 2026 6:22 pm
Para
FOTO/ Meta dhe Rama i japin bërrylin njëri-tjetrit

Rama:Hera e fundit që bëjmë marrëveshje në ambasada,të mblidheshim te Meta

Emri/ OFL bllokon automjetin e blinduar të biznesmenit

Vrasje dhe shfrytëzim prostitucioni, OFL zbarkon në Vlorë dhe Fier

VIDEO/ I ndërpreu fjalën, Rama-Hajdarit: Patjetër, zonja Topalli

VIDEO/ I ndërpreu fjalën, Rama-Hajdarit: Patjetër, zonja Topalli
















TE FUNDIT

Alarm në Kongo, rreth 1,000 të infektuar dhe 245 viktima nga shpërthimi i Ebola-s

Alarm në Kongo, rreth 1,000 të infektuar dhe 245 viktima nga shpërthimi i Ebola-s
20 Qershor, 2026

Situata epidemiologjike në Republikën Demokratike të Kongos është përkeqësuar ndjeshëm, pasi autoritetet shëndetësore kanë konfirmuar 993 raste të reja të...

Lexo më shumë

Trump:Jam më i fuqishëm se Napoleoni dhe Aleksandri i Madh, ata nuk kishin aeroplanë

Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
20 Qershor, 2026

Presidenti amerikan Donald Trump në një intervistë të regjistruar të enjten zbuloi "pakufizimin" për pushtetin e tij pasi filloi luftën në...

Lexo më shumë

Izraeli rifillon sulmet në Liban, 5 persona humbin jetën

Izraeli rifillon sulmet në Liban, 5 persona humbin jetën
20 Qershor, 2026

Tensionet mes Izraelit dhe Libanit mbeten të larta, pavarësisht armëpushimit të arritur së fundmi. Sipas raportimeve nga mediat ndërkombëtare, pesë...

Lexo më shumë

PS mbledh Grupin Parlamentar në fokus integrimi në BE dhe investimi në Zvërnec

PS mbledh Grupin Parlamentar në fokus integrimi në BE dhe investimi në Zvërnec
20 Qershor, 2026

Partia Socialiste  mbledh sot, më 20 qershor, Grupin e saj Parlamentar në një takim të zgjeruar, ku në qendër të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}