Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Policia e Shtetit tronditet nga themelet: Pritet të arrestohen edhe 8 zyrtarë të tjerë: Të gjithë të përfshirë në trafik droge

2017/11/23 at 3:38 PM
në Aktualitet, Kronikë, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Policia e Shtetit tronditet nga themelet: Pritet të arrestohen edhe 8 zyrtarë të tjerë: Të gjithë të përfshirë në trafik droge

Nuk janë 3 por 11 oficerë dhe funksionarë të lartë policie që dyshohet se janë përfshirë në trafik droge. Për tre prej tyre tashmë urdhër-ndalimet janë lëshuar nga prokuroria, por burimet nga prokuroria deklarojnë se janë edhe 8 të tjerë nën hetim.


Televizioni ‘Abcnews’ raporton se bëhet fjalë për ish-drejtorë policie dhe shefa komisariatesh, të cilët kanë qenë në detyrë ose që akoma mbajnë veshur uniformën blu. Prokuroria pritet të nxjerrë gjatë këtyre ditëve urdhër-arrestet për ta.

“Aktualisht janë nën hetim për trafik të lëndëve narkotike edhe 8 drejtorë dhe ish-drejtorë qarqesh të Policisë Vendore ose shefash komisariatesh. Hetimet shtrihen në Fier, Vlorë, Berat, Gjirokastës, Durrës, Lezhë dhe Shkodër”, thanë burimet.

Sakaq mësohet se Prokuroria i kishte prej kohësh nën përgjim Jeald Çelën, Sokol Boden dhe Gjergji Kohilën. Ish-drejtuesit e lartë të policisë së Vlorës të shpallur në kërkim për dosjen “Habilaj”, ishin implikuar një vit më parë në sasinë e rekord të drogës së sekuestruar në Vezhdanisht dhe Treblovë.

Sipas burimeve nga organi i akuzës, Jeald Çela ish-drejtori i qarkut Vlorë së bashku me dy vartësit e tij Gjergj Kohila dhe Sokol Bode ishin personat që kishin garatuar paprekshmërinë e grupit kriminal të drejtuar nga Moisi Habilaj.

Në atë kohë, pra në Tetor të 2016, hetimet përfshinë dhe shefin e zyrës së Krimit Ekonomik në policinë e Vlorës, Renaldo Avduli. Përgjimet kanë nisur pas një raporti të SHISH për zonat e kultivimit të lëndës narkotike dhe përfshirjen e policisë në trafik. Në dosjen hetimore thuhet se Renaldo Avdyli mbante kontakte me njërin prej drejtuesve të rrjetit të trafikut, Taulant Haxhiraj. Ata komunikonin edhe për pazaret, për çmimin dhe mënyrën e vendin ku do të shisnin hashashin.

Kujtojmë se pjesë e këtij mega-operacioni që po zhvillohet paralelisht në Itali dhe Shqipëri është edhe ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. Emri i tij doli nga përgjimet e Italianëve. Ku kushërinjtë-trafikantë me mbiemrin Habilajt përmendin edhe shumat e parave që duhet ti çonin Saimirit…

/Opinion.al

*Foto ilustruese

Etiketa: arrestimehetimepoliciatrafik droge


Ju sugjerojmë

Protestat, Rama: Ka shumë për të reflektuar nën atë koren e zezë
Kryesore

Protestat, Rama: Ka shumë për të reflektuar nën atë koren e zezë

3 Korrik, 2026 10:32 am
Braho te “Ligjet”: Korrupsioni mbetet fenomen shqetësues
Aktualitet

Braho te “Ligjet”: Korrupsioni mbetet fenomen shqetësues

3 Korrik, 2026 10:30 am
Protesta para Parlamentit, 20 protestues të shoqëruar
Kronikë

19 protestues të arrestuar, policia del me njoftim zyrtar

3 Korrik, 2026 9:24 am
“Zvërneci”, Rama: Për ata që më urojnë vdekjen, vazhdoni se më shtohet jeta
Kryesore

Protesta, Rama: Dhuna është e vetmja gjë që mund të prodhojë tanimë korja e zezë

2 Korrik, 2026 9:57 pm
Viza amerikane/ Ambasada e SHBA në Tiranë i pret shpresat për këta vizitorë
Aktualitet

Protestat në Tiranë, reagon Ambasada e SHBA-ve

2 Korrik, 2026 9:19 pm
Dita e 33-të e tubimit, protestuesit: Ramës i është sosur durimi, ne nuk dorëzohemi
Aktualitet

Dita e 33-të e tubimit, protestuesit: Ramës i është sosur durimi, ne nuk dorëzohemi

2 Korrik, 2026 8:25 pm
Qytetarët në protestë, Rama: Dorëheqja nuk do të jetë një opsion
Kryesore

Qytetarët në protestë, Rama: Dorëheqja nuk do të jetë një opsion

2 Korrik, 2026 7:25 pm
Efektivët e plagosur në Spitalin e Traumës, vizitohen nga Drejtori i Përgjithshëm
Aktualitet

Efektivët e plagosur në Spitalin e Traumës, vizitohen nga Drejtori i Përgjithshëm

2 Korrik, 2026 5:19 pm
Protesta para Kuvendit, Berisha: Qytetarët u dhunuan nga Policia me urdhër të Ramës
Kryesore

Protesta para Kuvendit, Berisha: Qytetarët u dhunuan nga Policia me urdhër të Ramës

2 Korrik, 2026 5:10 pm
Protesta para Parlamentit, 20 protestues të shoqëruar
Kronikë

Protesta para Parlamentit, 20 protestues të shoqëruar

2 Korrik, 2026 4:10 pm
Para
Lëreni dritaren hapur për një gjumë të mirë

Lëreni dritaren hapur për një gjumë të mirë

Deputetja e PS është kapur në shoqërinë e Habilajve?

Deputetja e PS është kapur në shoqërinë e Habilajve?

Fëmijë të zgjuar dhe të suksesshëm? Ja çfarë ju këshillon shkenca

Fëmijë të zgjuar dhe të suksesshëm? Ja çfarë ju këshillon shkenca
















TE FUNDIT

Trump: Irani ka rënë dakord për gjithçka që na nevojitet

Trump: Irani ka rënë dakord për gjithçka që na nevojitet
3 Korrik, 2026

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se Irani ka rënë dakord për “pothuajse gjithçka që SHBA i nevojitet” në...

Lexo më shumë

Protestat, Rama: Ka shumë për të reflektuar nën atë koren e zezë

Protestat, Rama: Ka shumë për të reflektuar nën atë koren e zezë
3 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë këtë të premte në eventin e Edicionit të Tretë të Javës së Administratës Publike. Në fokus...

Lexo më shumë

Braho te “Ligjet”: Korrupsioni mbetet fenomen shqetësues

Braho te “Ligjet”: Korrupsioni mbetet fenomen shqetësues
3 Korrik, 2026

Drejtuesi i SPAK, Klodian Braho po raporton në Komisionin e Ligjeve për punën gjatë vitit 2025. Braho theksoi se lufta kundër korrupsionit dhe...

Lexo më shumë

Jep dorëheqjen kryeministri i Moldavisë, Alexandru Munteanu

Jep dorëheqjen kryeministri i Moldavisë, Alexandru Munteanu
3 Korrik, 2026

Alexandru Munteanu njoftoi dorëheqjen e tij nga posti i Kryeministrit të Moldavisë këtë të premte, në një zhvillim të papritur...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}