Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Policia bën bilancin e muajit mars: Arrestuam 527 persona, 93 mijë gjoba për makinat

2026/04/05 at 1:55 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Rikthehet policimi vullnetar, qeveria miraton vendimin

Policia e Shtetit ka bërë të ditur se në total gjatë muajit mars janë finalizuar 96 operacione 21 prej të cilave, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve në kërkim ndërkombëtar.


Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur po ashtu se gjatë muajit mars, në pranga kanë rënë 527 persona, të akuzuar për vepra të ndryshme penale.

‘Blutë’ raportojnë se gjatë marsit janë sekuestruar 32 armë zjarri, tritol dhe municion luftarak dhe janë goditur 3 grupe kriminale për trafikim të armëve të zjarrit.

Po ashtu raportohet se në fushën e narkotikëve, janë sekuestruar mbi 50 kg Cannabis Sativa, qindra doza Kokaine dhe Heroine.

Janë sekuestruar gjithashtu, rreth 1.2 milionë euro asete dhe para me burime të dyshimta kriminale, 7 automjete të trafikuara në Shqipëri, si dhe mjete lundruese, dylbi, maska dhe radio si të Policisë.

Përsa i përket shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, Policia raporton se vetëm gjatë muajit mars ka vendosur 93 mijë gjoba.

Njoftimi i Policisë:

Policia e Shtetit, gjatë muajit mars 2026

Strukturat e Policisë së Shtetit, prezencë 24/7 në terren, bashkëpunim me qytetarët, hetime dhe operacione me partnerët ndërkombëtarë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në të gjitha fushat.

Në funksion të përmbushjes së këtyre objektivave, gjatë muajit mars:

-janë finalizuar 96 operacione, 21 prej të cilave, për lokalizimin, kapjen dhe/ose ekstradimin e shtetasve në kërkim ndërkombëtar;

-janë vënë në pranga 527 shtetas të akuzuar për vepra penale të ndryshme;

-janë sekuestruar 32 armë zjarri, tritol dhe municion luftarak dhe janë goditur 3 grupe kriminale për trafikim të armëve të zjarrit;

-në fushën e narkotikëve, janë sekuestruar mbi 50 kg Cannabis Sativa, qindra doza Kokaine dhe  Heroine;

-janë sekuestruar gjithashtu, rreth 1.2 milionë euro asete dhe para me burime të dyshimta kriminale, 7 automjete të trafikuara në Shqipëri, si dhe mjete lundruese, dylbi, maska dhe radio si të Policisë;

-janë zbuluar 8 ambiente (6, të mbyllura dhe 2 sera) në Shkodër, Peqin dhe Shijak, ku kultivoheshin bimë narkotike. Për këto raste u asgjësuan një numër i konsiderueshëm  fidanë dhe bimë narkotike, dhe pajisjet që ndihmonin në kultivimin e tyre në ambientet e mbyllura;

-janë zbardhur 18 ngjarje kriminale, të cilat përfshijnë:

vrasje/plagosje me mjete prerëse, kanosje me armë zjarri të punonjësve të Policisë, djegie automjetesh/sipërfaqesh toke, aksidente me pasoja dhe vjedhje;

-janë parandaluar ngjarje kriminale në 17 raste, të cilat përfshijnë:

ndalimin e shtetasve që lëviznin të armatosur në 8 raste, përshkallëzim të konflikteve fizike dhe/ose me armë, si dhe tentativa për vjedhje;

-janë goditur nga strukturat për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, 10 raste, të cilat përfshijnë kontrabandim mallrash (ilaçe, naftë, veshje dhe pajisje), falsifikim dokumentesh, punësim të paligjshëm, informalitet dhe mashtrim duke përvetësuar padrejtësisht titull shtetëror;

-janë finalizuar 13 operacione për zbardhjen e vjedhjeve/vjedhjeve me armë;

-janë finalizuar 6 operacione kundër transportimit të emigrantëve që synojnë të shkojnë në mënyrë ilegale, në shtete të BE-së;

-janë finalizuar 4 operacione për goditjen e shfrytëzimit për prostitucion, ushtrimit të prostitucionit dhe mbajtjes së ambienteve në funksion të kësaj veprimtarie të paligjshme;

-janë zbuluar 7 lokale ku në kundërshtim me ligjin, luheshin lojëra fati me cëlularë, kompjuterë dhe makineta;

Shërbimet e Policisë Rrugore, të pajisura me mjete bashkëkohore, gjatë muajit mars, kanë vijuar monitorimin në të gjitha akset e vendit, me qëllim parandalimin e aksidenteve me pasoja për jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës, si dhe menaxhimin e trafikut.

Gjatë muajit mars:

-u vunë në pranga 197 drejtues mjetesh, nga të cilët 135 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 62 për drejtim mjeti pa leje drejtimi;

-u pezulluan 216 leje drejtimi, për tejkalim të normave të shpejtësisë, drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit apo për shkelje të tjera të Kodit Rrugor, për të cilat parashikohet kjo masë;

-u vunë 93 011 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, nga të cilat 3 934 masa administrative për shpejtësi mbi normën e lejuar, me sanksion pezullimin e lejes së drejtimit. Në këto raste, drejtuesit e automjeteve paguan dyfishin e masës administrative maksimale dhe u penalizuan me zbritje nga 6 deri në 12 pikë nga leja e drejtimit.

Policia Rrugore e Durrësit goditi 2 raste të tjera të tentativës për të korruptuar efektivët, për të shmangur ndëshkimet për shkeljet e kryera dhe 3 raste të drejtimit të automjetit nën efektin e lëndëve narkotike.

Shërbimet e Policisë Kufitare, krahas menaxhimit të fluksit të hyrje/daljeve dhe ofrimit të një shërbimi policor të shpejtë dhe me etikë, gjatë këtij muaji kanë shtuar vigjilencën dhe kontrollet, me objektiv goditjen e paligjshmërive në kufi.

Në pikat e kalimit kufitar, si rezultat i kontrolleve të imtësishme dhe analizave të riskut, shërbimet e Policisë evidentuan dhe goditën gjatë muajit mars:

-18 raste të tentativës për të kaluar kufijtë me dokumente false,

-8 raste të trafiqeve dhe 2 raste të vjedhjeve.

-45 raste të kalimit të paligjshëm të kufijve,

Strukturat e Policisë së Shtetit vijojnë kontrollet dhe hetimet intensive anticannabis, si dhe për goditjen e krimit në tërësi dhe atij të organizuar në veçanti.

Gjithashtu, në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese ndërkombëtare, vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Me objektiv rritjen e parametrave të sigurisë në komunitet, ftojmë qytetarët që të denoncojnë menjëherë, në njësitë fizike të Policisë ose në numrin pa pagesë 112, çdo paligjshmëri që hasin.



Ju sugjerojmë

Rama në CNN: Zvërneci nuk ka projekt, po punojnë 5 nga arkitektët më të mirë në botë
Aktualitet

Rama në CNN: Zvërneci nuk ka projekt, po punojnë 5 nga arkitektët më të mirë në botë

3 Qershor, 2026 10:40 pm
Mbyllet me humbjen e kuq e zinjve përballja me Izraelin
Kryesore

Mbyllet me humbjen e kuq e zinjve përballja me Izraelin

3 Qershor, 2026 10:28 pm
Ndalim i projektit dhe dorëheqje e Ramës, protesta rikthehet nesër
Aktualitet

Ndalim i projektit dhe dorëheqje e Ramës, protesta rikthehet nesër

3 Qershor, 2026 8:52 pm
Tragjedia me dy të mbytur në Shëngjin, reagon policia e Lezhës
Kryesore

Tragjedia me dy të mbytur në Shëngjin, reagon policia e Lezhës

3 Qershor, 2026 6:18 pm
Trump: I thashë Netanyahut se është i çmendur, por ne punojmë mirë së bashku
Bota

Trump: I thashë Netanyahut se është i çmendur, por ne punojmë mirë së bashku

3 Qershor, 2026 6:08 pm
Shëngjin, 4 të rinj merren nga dallgët, dyshohet për viktima
Kronikë

Shëngjin, 4 të rinj merren nga dallgët, dyshohet për viktima

3 Qershor, 2026 5:23 pm
Trump dhe Netanyahu ndahen për Iranin, diplomaci apo luftë?
Bota

Trump dhe Netanyahu ndahen për Iranin, diplomaci apo luftë?

3 Qershor, 2026 5:16 pm
Hita pret ambasadorin suedez, diskutohen projektet e reja për Policinë e Shtetit
Aktualitet

Hita pret ambasadorin suedez, diskutohen projektet e reja për Policinë e Shtetit

3 Qershor, 2026 4:58 pm
Federata e Maqedonisë së Veriut përjashton klubin shqiptar nga Kupa
Rajoni

Federata e Maqedonisë së Veriut përjashton klubin shqiptar nga Kupa

3 Qershor, 2026 4:32 pm
Trump: Dua të takohem me Khamenein, Irani do heqë dorë nga armët bërthamore
Bota

Trump: Dua të takohem me Khamenein, Irani do heqë dorë nga armët bërthamore

3 Qershor, 2026 4:08 pm
Para
Vuçiç: Janë gjetur eksplozivë pranë tubacionit të gazit për në Hungari

Vuçiç: Janë gjetur eksplozivë pranë tubacionit të gazit për në Hungari

Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi

Gjendet i pajetë emigranti 19-vjeçar në fshatin Nivicë

Ukraina godet tubacionin kryesor të naftës ruse në Detin Baltik

Ukraina godet tubacionin kryesor të naftës ruse në Detin Baltik
















TE FUNDIT

Rama në CNN: Zvërneci nuk ka projekt, po punojnë 5 nga arkitektët më të mirë në botë

Rama në CNN: Zvërneci nuk ka projekt, po punojnë 5 nga arkitektët më të mirë në botë
3 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka dhënë sot një intervistë në CNN,  ku ka dhënë detaje lidhur me idenë e zhvillimit të...

Lexo më shumë

Mbyllet me humbjen e kuq e zinjve përballja me Izraelin

Mbyllet me humbjen e kuq e zinjve përballja me Izraelin
3 Qershor, 2026

Është mbyllur me humbjen e skuadrës sonë kombëtare miqësorja Shqipëri-Izrael. Ka qeë minuta e 73-të, kur Oskar Gloukh zhbllokoi ndeshjen...

Lexo më shumë

Ndalim i projektit dhe dorëheqje e Ramës, protesta rikthehet nesër

Ndalim i projektit dhe dorëheqje e Ramës, protesta rikthehet nesër
3 Qershor, 2026

Protesta qytetare në bulevardin kryesor të Tiranës, ku është  kundërshtuar projekti I zhvillimit të një resorti turistik në zonën e...

Lexo më shumë

Tragjedia me dy të mbytur në Shëngjin, reagon policia e Lezhës

Tragjedia me dy të mbytur në Shëngjin, reagon policia e Lezhës
3 Qershor, 2026

Shëngjin, Lezhë/Informacion paraprak Rreth orës 16:30, shërbimet e Policisë kanë marrë njoftim se në zonën e Ranës së Hedhun, në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}