Aktualitet

Polici përplasi për vdekje fëmijën me skaf, Berisha: Në plazhe nuk ka siguri



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:53 - 02/08/22 |
Opi Nion

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar për ngjarjen e rëndë që ndodhi në Himarë, ku një vajzë 5 vjeç humbi jetën pasi u godit nga skafi i drejtues nga Arjan Tase.

Teksa i shpreh ngushëllimet familjes që humbi fëmijën, Berisha e quan ngjarjen një krim të tmerrshëm.

Ndër të tjera, Berisha dënon edhe mungesën e sigurisë në plazhet e Shqipërisë.

Reagimi i plotë:

Siguria në plazhe zero! Për ligjin nuk pyet njeri. Krim i tmerrshëm!

Skafisti, shef policie në Elbasan, A. Tase merr jetën e një fëmije 5 vjeç në det, në Himarë.

I shpreh ngushëlimet më të ndjera familjes për engjëllin që humbi. Dënoj me forcën më të madhe këtë krim të tmerrshëm nga ata për të cilët ligji nuk ekziston. Dënoj gjithashtu mungësen e plotë të sigurisë në plazhet tona.

Pas