Aktualitet

Pogradec/ Vrau fqinjin pas konfliktit për pronën, arrestohet pas dy muajsh autori



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:31 - 29/10/22 |
Opi Nion

Është arrestuar mëngjesin e sotëm nga policia e Pogradecit Fatmir Manellari, i cili ishte në kërkim prej rreth dy muajsh.

Manellari akuzohet për vrasjen me thikë të bashkëfshatarit të tij, 65-vjeçarit, Safet Hyskollari.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e 7 shtatorit në fshatin Gështenjas në Pogradec, pas një konflikti për pronën.

Viktima kishte pak kohë që ishte kthyer nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa sipas dëshmive të banorëve mes tyre kishte pasur konflikte të vazhdueshme./Opinion.al

Pas