Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pogradec/ Rrëshqitja e tokës rrezikon shembjen e karburantit dhe varrezat e fshatit Kalivaç

2018/03/07 at 11:18 AM
në Kryesore, Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Pogradec/ Rrëshqitja e tokës rrezikon shembjen e karburantit dhe varrezat e fshatit Kalivaç

Ndërsa në veri banorët e nën-Shkodrës janë të përmbytur nga uji i HEC-ve në juglindje panorama është tjeter: Rrëshqitjet e tokës rrezikojnë të shembin një karburant e po kështu një varrezë është e rrezikuar në Kalivac të Pogradecit.


Më poshtë situata në të gjitha zonat ku janë shfaqur probleme:

Qarku Korçë: Vazhdon të jetë e njëjtë situata në fshatin Kalivaç, Njësia Administrative Trebinjë, bashkia Pogradec, ka pasur rrëshqitje masive të tokës që rrezikon varrezat e fshatit. Rrëshqitje masive të tokës ka pasur dje edhe në fshatin Vërri, Njësia Administrative Proptisht, bashkia Pogradec, e cila rrezikon një pikë karburanti në aksin rrugor rural Golik-Proptisht. Bashkia Pogradec ka ngritur grupe me specialistë, të cilët kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë verifikuar situatën e krijuar nga këto dy rrëshqitje masive të tokës.

Me kërkesë të QKOEC pritet që të shkojnë në vendngjarje specialistë të Shërbimit Gjeologjik Shqiptar për të bërë studimin e të gjithë zonës.

Qarku Gjirokastër. Aksi rrugor rural i Njësisë Administrative Frashër që lidh fshatrat Miçan, Vërçisht dhe Ogrenj, bashkia Përmet, vazhdon të jetë ende i bllokuar si pasojë e rrëshqitjes së masivit shkëmbor.
Qarku Kukës. Qarku i Kukësit gjatë ditës së djeshme ka pasur reshje shiu me intensitet mesatar. Akset rrugore nacionale që përshkojnë Qarkun e Kukësit vazhdojnë të jenë nën efektin e rënies së gurëve dhe dherave deri në rrëshqitje të skarpateve duke krijuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve në akset rrugore Kukës-Shishtavec dhe Bajram Curri-Valbonë.
Vazhdon të jetë e bllokuar Njësia Administrative Arrën, fshati Lojme,bashkia Kukës dhe 4 fshatra të Njësisë Administrative Lekbibaj, bashkia Tropojë.

Qarku Dibër.Rrugët nacionale dhe rurale në të gjithë qarkun janë te qarkullueshme pa probleme, Aksi nacional Ura e Qytetit-Zerqan, e demtuar nga rrëshqitja në një segment prej 20 ml, është kthyer i kalueshëm, pasi është punuar nga operatori kontraktor duke e mbushur me inerte. Për shkak te kësaj rrëshqitje, është dëmtuar edhe një banese e qytetarit Bexhet Murrja, duke e kthyer banesën thuajse të pa banueshme. Në bashkinë Bulqizë, është kthyer e kalueshme rruga rurale Zogjaj-Bllace, pasi është punuar nga bashkia me mjete e forca pune. Në bashkinë Klos, është e pa kalueshme rruga rurale Xibër-Tirane. Na bashkinë Mat, si efekte i reshjeve te mbrëmshme, nga rrëshqitje toke, është dëmtuar një banesë (kthyer e pa banueshme) në fshatin Prell te njësisë administrative Rukaj. Mungesë të energjisë elektrike ka patur në dy lagje te qytetit Peshkopi dhe njësinë administrative Zall Dardhë.

Qarku Durrës. Gjatë mbrëmjes së djeshme në territorin e bashkisë dhe në të gjithë territorin e qarkut ka pasur reshje shiu të dendura për disa minuta duke krijuar probleme në trafik veçanërisht në qytet i cilipas një kohë të shkurtër është normalizuar.Si rezultat i reshjeve në rrugën që shkon drejt “ish Vilës së Zogut” është shembur një masiv dheu. Në vendngjarje kanë shkuar forcat e bashkisë Durrës me mjete dhe kanë punuar deri në orët e para të mëngjesit duke e kthyer në normalitet zonën e dëmtuar.

Bashkia Krujë. Mëngjesin e sotëm në fshatrat Murqin, Mallkuç, Njësia Administrative Bubq, bashkia Krujë, ka dalë nga shtrati lumi Ishëm, duke përmbytur 50 ha tokë.Prezenca e ujit nuk ka arritur në qendrat e banuara dhe aktualisht është në rënie. Situata vazhdon të monitorohet nga forcat e bashkisë Krujë.

Etiketa: dheraMoti i keqpogradecshembje


Ju sugjerojmë

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti

18 Korrik, 2026 10:23 pm
Protesta e bulevardit kundër “Kuvendit Kombëtar”: Jo negociata nëpër zyra
Aktualitet

Protesta e bulevardit kundër “Kuvendit Kombëtar”: Jo negociata nëpër zyra

18 Korrik, 2026 9:57 pm
Vodhi 69 milionë lekë, Gjykata lë në burg ish-drejtoreshën e Postës së Durrësit
Kronikë

Vodhi 69 milionë lekë, Gjykata lë në burg ish-drejtoreshën e Postës së Durrësit

18 Korrik, 2026 2:38 pm
Paratë e Postës Shqiptare në kazino? Prokuroria akuzon ish-drejtoreshën në Durrës
Kronikë

Paratë e Postës Shqiptare në kazino? Prokuroria akuzon ish-drejtoreshën në Durrës

18 Korrik, 2026 2:16 pm
Zgjedhjet në PD, Berisha: Procesi më i thellë i ripërtëritjes që nga themelimi
Kryesore

Zgjedhjet në PD, Berisha: Procesi më i thellë i ripërtëritjes që nga themelimi

18 Korrik, 2026 1:08 pm
Dhunuan dhe kërcënuan me thikë Policin në Sarandë, shpallen në kërkim 3 autorët
Kronikë

Dhunuan dhe kërcënuan me thikë Policin në Sarandë, shpallen në kërkim 3 autorët

18 Korrik, 2026 12:27 pm
Në kërkim nga Spanja për narkotikë dhe organizatë kriminale, arrestohet 39-vjeçari
Kronikë

Në kërkim nga Spanja për narkotikë dhe organizatë kriminale, arrestohet 39-vjeçari

18 Korrik, 2026 11:29 am
Atentat në Sarandë, një nga pistat lidhet me plagosjen e policit
Kronikë

Atentat në Sarandë, një nga pistat lidhet me plagosjen e policit

18 Korrik, 2026 9:25 am
Dita e 48-të e protestës, qytetarët: Shqipëri e re
Aktualitet

Dita e 48-të e protestës, qytetarët: Shqipëri e re

17 Korrik, 2026 8:50 pm
“Dyfisho Sipërmarrjen”/Rama: Me financime deri në 2 mln euro, përkrahim sipërmarrjet
Aktualitet

“Dyfisho Sipërmarrjen”/Rama: Me financime deri në 2 mln euro, përkrahim sipërmarrjet

17 Korrik, 2026 1:33 pm
Para
Nuk është rakia, shqiptarët konsumojnë më së shumti këtë pije alkoolike

Nuk është rakia, shqiptarët konsumojnë më së shumti këtë pije alkoolike

Pesë presidentë i refuzuan nënshtetësinë Janullatosit, ja si përgjigjet Meta

"Çdo gjë në kohën e duhur", përgjigja e Metës për Bushatin

Seksi në dush; rreziqet dhe këshillat

Ky ilaç është më i fuqishëm se viagra, ja çfarë shkakton
















TE FUNDIT

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti
18 Korrik, 2026

Gazetari Enrik Mehmeti ka humbur jetën në një aksident të ndodhur në plazhin e Porto Noves, në Zvërnec mbrëmjen e...

Lexo më shumë

Protesta e bulevardit kundër “Kuvendit Kombëtar”: Jo negociata nëpër zyra

Protesta e bulevardit kundër “Kuvendit Kombëtar”: Jo negociata nëpër zyra
18 Korrik, 2026

Për të 49-ën ditë, protestuesit janë mbledhur edhe sot para Kryeministrisë duke vijuar me 5 kërkesat e tyre, të cilat...

Lexo më shumë

Ish-drejtoresha e Postës vodhi 69 mln lekë, çfarë zbuluan pamjet filmike

Ish-drejtoresha e Postës vodhi 69 mln lekë, çfarë zbuluan pamjet filmike
18 Korrik, 2026

Detaje të reja dalin nga dosja hetimore për zhdukjen e 69 milionë lekëve të rinj në filialin e Postës Shqiptare...

Lexo më shumë

Atentati ndaj Thimjo Rubatit, gjendet një motor i braktisur

Atentati ndaj Thimjo Rubatit, gjendet një motor i braktisur
18 Korrik, 2026

Policia e Sarandës pas kontrolleve në lagjen “Baba Rexhepi”, zonë kjo ku u drejtuan autorët pas atentatit ndaj 50-vjeçarit Thimjo...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}