Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Po sikur Kelment Balili t’i ketë përgjuar ministrat në hotelin e tij?!

2017/02/10 at 6:29 PM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Po sikur Kelment Balili t’i ketë përgjuar ministrat në hotelin e tij?!

Nga Gerta Zaimaj


Gay Talese, një gazetar i njohur i New York Times, publikoi vitin e kaluar, historinë e Gerald Foos, ish-pronar i një moteli në Denver të Kolorados, i cili rrëfente se kishte spiunuar dhe përgjuar, për 29 vite me radhë, klientët e tij teksa kryenin marrëdhënie seksuale.

Në një letër dërguar gazetarit, Foos i rrëfente se në 1966, në Denver, kishte blerë një motel me 21 dhoma të quajtur “Manor House”. Kishte ndërhyrë në to duke krijuar kafaze të rremë ventilimi dhe në të gjitha mund të vëzhgonte pa u vënë re çiftet që ishin brenda tyre. Këtë gjë ai e kishte bërë vazhdimisht pa u pikasur asnjëherë, deri kur e shiti përfundimisht motelin.

Historia ishte tepër interesante, pasi pronari i motelit (Foos), tregonte se kishte mbajtur të dhëna të sakta për klientët që e kishin frekuentuar. Foos e konsideronte gjithçka një studim, ai ishte i martuar dhe baba i dy fëmijëve. Në komunikimet e Foos me gazetarin Talase, ai thuhet se i kërkoi gazetës New York Times që të mos e paraqiste atë si një të sëmurë, që përgjonte çifte, apo maniak, por si një studiues.

Nga autoritetet shtetërore të Kolorados nuk u ngritën asnjëherë akuza ndaj tij, megjithëse vitin e kaluar publikimi i kësaj historie hapi mjaft debate. Ndër pyetjet që dominoi opinionin publik ishte: “A ka Gerald Foos të tjerë që vëzhgojnë klientët nëpër hotele?” Askush nuk mund ta garantojë këtë, por duhet thënë se kjo temë i kapërcen kufijtë e Shteteve të Bashkuara, pasi çështja e privatësisë haset kudo. Fjala vjen edhe në Shqipëri. Por nëse Gerald Foos ishte thjesht një vëzhgues – mbase edhe maniak – të tjerë mund të mos jenë vetëm të tillë. Mund të jenë edhe shantazhues.

Në periudhën 29-vjeçare kur Foos kreu vëzhgimet e tij, teknologjia ishte e prapambetur. Por sot është shumë më ndryshe. Sot pronarët si Foos nuk e kanë të nevojshme të bëjnë “kafaze të rremë ventilimi” në dhomat e moteleve apo hoteleve të tyre. Sot kryen punë lehtë nëpërmjet teknologjisë së avancuar. Mjafton një kamera e vogël, vënë në vendin e duhur dhe kjo bëhet arma e tyre. Mbase rrëfenja e Gerald Foos e kaloi lehtë pasi për 29 vite në motelin e tij nuk erdhi kurrë asnjë i famshëm. Çdo të ndodhte nëse fjala bie, në të do kishin vajtur njerëz me pushtet, njerëz të njohur dhe politikan?

Së fundmi në Shqipëri bëri bujë deklarata e ish-Ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani, se ministra të Qeverisë frekuentonin hotelin e të shumë-kërkuarit Kelment Balili. Mbase Balili përveçse i denjë për nofkën “Escobari i Ballkanit”, mund të jetë i denjë edhe për nofkën “ Foosi i Shqipërisë”. Mbase përgjimet e tij ndaj këtyre njerëzve me pushtet, dhe jo lidhjet miqësore me ta, është ndër armët që e mbajnë atë të lirë dhe kaq të pa-prekshëm.

Në hotelin “Santa Quaranta”, kanë pushuar sa e sa modele, këngëtare shqiptare, Manjani deklaroi që edhe krerë politik, apo oficerë policie. Kujtoj që disa nga liderët politik kanë qenë edhe në inaugurimin e këtij kompleksi. Por policia gjatë kontrollit të imtësishëm në hotelin e tij nuk gjeti asnjë të dhënë nga kamerat e sigurisë. Kështu ngrihen disa pyetje, ku janë këto filmime? Çfarë kanë filmuar ato kamera? Të cilat përveçse mund të ndihmojnë në dhënin e detajeve për akuzat apo kapjen e Balilit; ato mund të nxjerrin zbuluar edhe disa nga politikanët. Jo vetëm se me kë kanë frekuentuar hotelin, por a kanë darkuar apo jo me Balilin. Rasti Foos ishte për ‘studim’, por ky mund të jetë për ‘kërcenim’!

Mund të ketë politikan që kanë qenë me femra siç tha Manjani, por mund të ketë edhe nga ata që janë takuar, kanë biseduar, darkuar, bashkëpunuar me atë që njihet sot si “Eskobari i Ballkanit”.

Ka dy rrugë, ose ato filmime janë zhdukur, ose pse jo, po përdoren nga Balili, si një formë shantazhi i fortë ndaj politikanëve. /opinion.al

Etiketa: balilieskobari i ballkanitfoosGay Talesehotelkelment balilimotelPërgjimesanta quaranta


Ju sugjerojmë

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
Aktualitet

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

20 Korrik, 2026 1:16 pm
Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë
Aktualitet

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë

20 Korrik, 2026 12:51 pm
Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA
Kryesore

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA

20 Korrik, 2026 1:12 am
Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
Bota

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

19 Korrik, 2026 5:06 pm
Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti

19 Korrik, 2026 3:25 pm
Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën
-Jetë dhe Stil

Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën

19 Korrik, 2026 1:14 pm
Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës

19 Korrik, 2026 9:40 am
Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti

18 Korrik, 2026 10:23 pm
Protesta e bulevardit kundër “Kuvendit Kombëtar”: Jo negociata nëpër zyra
Aktualitet

Protesta e bulevardit kundër “Kuvendit Kombëtar”: Jo negociata nëpër zyra

18 Korrik, 2026 9:57 pm
Ish-drejtoresha e Postës vodhi 69 mln lekë, çfarë zbuluan pamjet filmike
Kronikë

Ish-drejtoresha e Postës vodhi 69 mln lekë, çfarë zbuluan pamjet filmike

18 Korrik, 2026 8:46 pm
Para
Flor Binaj për pak kapte JackPot-in, çfarë e penalizoi?

Flor Binaj për pak kapte JackPot-in, çfarë e penalizoi?

Hapja e negociatave/ Basha: Meritë e njerëzve të thjeshtë

Takimi me të rinjtë/ Basha: Do anulojmë ligjin e Arsimit

Çiftet e showbiz-it shqiptar që do kalojnë të ndarë natën e ndërrimit të viteve

Marina ndahet nga Getoari?
















TE FUNDIT

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
20 Korrik, 2026

Partia Socialiste ka votuar ndryshimin e rendit të ditës në seancën plenare të këaaj të hëne, ndërsa kreu i PD...

Lexo më shumë

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë
20 Korrik, 2026

Qytetarë të shumtë janë mbledhur në protestë përpara Kuvendit, këtë  të hënë me thirrjet “Parlamenti i krimit”, “Rama jep dorëheqjen”...

Lexo më shumë

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA
20 Korrik, 2026

Spanja është shpallur kampione e botës në finalen e botërorit 2026 përvallë Argjentinës. Në një ndeshje që në fakt u...

Lexo më shumë

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
19 Korrik, 2026

Një sulm i ri iranian ndaj një impianti energjie dhe shkripëzimi të ujit në Kuvajt ka shkaktuar zjarr në objekt,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}