Një 32-vjeçar, me inicialet S.D., banues në lagjen nr.6 në Laç, ka njoftuar telefonuar policinë pasi gjatë rrugës me automjet për në banesën e tij, në afërsi të shinave të trenit është kanosur me armë zjarri nga disa persona.
Mësohet se këto persona po lëviznin me një mjet në drejtim të kundërt dhe kanë qëlluar në ajër.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ku ka rezultuar që 32-vjeçari nuk ka lëndime si dhe në automjetin me të cilin ai po udhëtonte nuk ka dëmtime.
Uniformat blu kanë bërë të ditur se janë identifikuar dhe shpallur në kërkim autorët e dyshuar, por për shkak të hetimeve nuk bëhen me dije identitetet e tyre.
Vijon puna intensive me forca policore në terren duke ushtruar kontrolle si dhe duke vlerësuar çdo informacion për kapjen e tyre./Opinion.al