Një 70-vjeçar ka humbur jetën këtë të mërkurë në qytetin e Durrësit. Sipas policisë, 70-vjeçari me iniciale V.K., ka qenë duke riparuar një dollap në banesën e tij kur aksidentalisht është rrëzuar dhe për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
“Durrës/Informacion paraprak Rreth orës 09:40, në lagjen Nr.18 Durrës, shtetasi V. K., 70 vjeç, duke riparuar dollapin në banesë është rrezuar dhe si pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.