InstaBIZ

‘Po puthej me…’, çfarë i ndodhi Dua Lipës në takimin e parë me një djalë


               Publikuar në : 13:48 - 10/11/19 |
xhu lia

Këngëtarja origjinë shqiptare Dua Lipa pak ditë më parë ka qenë e ftuar në emisionin e mëngjesit në radion ‘Kiss Fm’ në Britani ku ndër të tjera është pyetur për takimet e para me meshkujt.

Moderatori e ka pyetur këngëtaren nëse ka patur ndonjë histori të çuditshme kur ka dalë në takimin e parë me një mashkull, por pa përmendur emra.

Lipa u shpreh se kishte një histori shumë të çuditshme që i kishte ndodhur vite më parë:  “Ishte takimi i parë dhe ai më çoi në një festë. Më pas shkuam në zonën e duhanpirësve dhe ai nisi të puthje me një vajzë tjetër. Ishte shumë qesharake. Ajo zonë ishte mjaft e ngushtë dhe ishim vetëm unë ai dhe ajo vajza dhe unë thjesht po e shihja teksa e puthte dhe po mendoja, ‘po ndodh vërtetë?’ dhe më pas thashë ‘ok në rregull dikush të më sjellë xhaketën’, kështu mora xhaketën time dhe ika,”-u shpreh Lipa.

Aktualisht këngëtarja është në një lidhje me vëllain e motrave super-modele Hadid, Anwar./Opinion.al/

 

Pas