Rajoni

Rumania sot voton për Presidentin e ri


               Publikuar në : 14:11 - 10/11/19 |
xhu lia

Qytetarët në Rumani votojnë këtë të dielë për zgjedhjet presidenciale, të cilat pritet të forcojnë pozitën e Partisë Kombëtare Liberale, që aktualisht në pushtet, duke rikthyer në Presidencë, ish-liderin e kësaj partie, politikanin pro-Bashkimit Evropian, Klaus Iohannis.

Bëhet e ditur se rreth  2,9 milionë qytetarë kanë të drejtë vote në këto zgjedhje.

Në zgjedhjet presidenciale garojnë 14 kandidatë, në mesin e të cilëve është edhe ish-kryeministrja Viorica Dancila nga Partia Socialdemokrate.

Sondazhet kanë treguar se Iohannis do të fitojë 40 për qind të votave, që do të thotë rreth dyfish më shumë sesa rivali kryesor i tij në zgjedhje por, këto vota nuk do të jenë të mjaftueshme që ai të fitojë garën në raundin e parë.

Nëse asnjëri nga kandidatët për president nuk fiton 50 për qind të votave, raundi i balotazhit do të mbahet më 24 nëntor./Opinion.al/

 

Pas