Dy lëkundje tërmeti me magnitudë 3.1 ballë janë konstatuar vetëm pak minuta më parë juglindje të Shqipërisë, në zonën e Korçës dhe Ersekës. Lëkundjet e lehta janë ndjerë deri në zonën e Elbasanit. Deri më tani nuk raportohen dëme në njerëz dhe materiale.