Një nga zonat më të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit është Thumana, jo vetëm për numrin viktimave por tërmeti shkatërroi edhe shumë banesa.
Mëngjesin e sotëm kryeministri, Edi Rama, ka postuar në rrjetin social “Facebook” një video ku shfaqen pamje nga punimet që po bëhen për rindërtimin në këtë zonë.
Krahas videos së publikuar kreu i qeverisë shprehet se çdo ditë po merr formë Thumana të cilën e cilëson si “ qytezën e bukur të Rilindjes”.
“Mirëmëngjes dhe me Thumanën ku po merr formë përditë e më të plotë qyteza e bukur e Rilindjes pas tërmetit shkatërrimtar, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama./Opinion.al