Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Plotësimi i vakancave në sistemin e drejtësisë, problemi kryesor

2022/04/20 at 8:32 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Plotësimi i vakancave në sistemin e drejtësisë, problemi kryesor

Në Shqipëri, sistemi i drejtësisë ka aktualisht mungesa të konsiderueshme për gjyqtarë dhe prokurorë, pasi shumë prej tyre u shkarkuan ose dhanë dorëheqjen.


Plotësimi i këtyre vakancave është një nga sfidat kryesore, që po ndeshin institucionet e reja të drejtësisë, krahas reformimit të sistemit.

Ndërsa autoritetet shqiptare kanë hartuar strategjinë e dytë të reformës në drejtësi për 4 vitet e ardhshme, studiuesit e kësaj fushe janë të përqëndruar tek rezultatet e saj aktuale. Instituti për Studime Publike & Ligjore (ISPL) po zhvillon projektin “Me Sytë nga Drejtësia”, i cili mat dhe monitoron ecurinë e reformës në drejtësi në përputhje me strategjinë përkatëse.

Ekspertët e Institutit pohojnë se pritshmëritë e qytetarëve nga reforma në drejtësi janë shumë të larta, dhe faza e dytë deri në 2025 synon fuqizimin e institucioneve të reja të drejtësisë, por masat e projektuara deri tani nuk përputhen sa duhet me objektivat e reformës.

“Jemi në një moment kur eficensa e reformës po vihet në dyshim. Këtu duhet ringritur dhe duhet riparë se çfarë nuk po funksionon tek mënyra se si është zbatuar reforma në 4-vjeçrin e parë. Amendimet që mund t’u bëhen ligjeve në pjesët që ato kanë shfaqur problematikë dhe qasja ligjore janë të rëndësishme, por ato nuk mund të konceptohen si qasje strategjike. Qytetari shqiptar nuk ka nevojë më për një reformë ligjore, por ai dëshiron ta ndjejë veten pjesë e një shërbimi tanimë nga reforma që nisi në vitin 2015” – thotë Borana Mustafaraj, eksperte ligjore e Institutit.

Ligjvënësit pohojnë se për suksesin e reformës në drejtësi nevojitet bashkëpunimi i të gjitë institucioneve.

Kryetarja e komisionit parlamentar të ligjeve, Klotilda Bushka thotë se është bërë tashmë një vlerësim i gjendjes dhe problemet e konstatuara do të zgjidhen ose me ndryshime ligjore ose masa të tjera. Çështje kryesore mbetet vendet bosh të prokurorëve dhe gjyqtarëve prej procesit të vetingut, tha ajo.

“E kam fjalën tek detaje që do ta ndihmonin sot sistemin të kapërcente disa sfida. Një nga më të rëndësishmet është plotësimi vakancave në gjykata dhe prokurori, që erdhën si pasojë e dorëheqjeve dhe vetingut. Kjo tashmë është një çështje që ka nevojë për adresim serioz, dhe një nga propozimet është që viti i tretë i Shkollës së Magjistraturës nga një vit praktike të kthehet në një vit pune” – thotë zonja Bushka.

Rezultatet e reformës në drejtësi duhet të jenë sa më të prekshme, ndërkohë që reforma është shumë dinamike dhe ka nxjerrë sfida të mëdha, tha në takim Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani.

“Po hasemi me sfida që nuk i kishim menduar as ata që kanë hartuan reformën dhe as ne që jemi përgjegjës për zbatimin e detyrimeve të institucioneve që përfaqësojmë, ndaj është shumë e rëndësishme që reforma në drejtësi të matet me indikatorë dhe me tregues konkretë” – thotë zoti Metani.

Instituti për Studime Publike & Ligjore ka analizuar Strategjinë Ndër-Sektoriale të Drejtësisë deri në 2025 dhe ka përcaktuar indikatorët që do të monitorojë.

Një fazë e tretë e reformës mendohet deri në vitin 2030, por shumica e analistëve rendition si probleme aktuale vonesat e konsiderueshme në procesin e vetingut, në formimin dhe plotësimin e institucioneve të reja të drejtësisë, dhe ngadalësimin e punës nëpër gjykata e prokurori, ku janë mbledhur një numër i madh çështjesh gjyqësore./ VOA



Ju sugjerojmë

Aksion si në filma/ Qarkullonin me mjet luksoz të armatosur, 3 në pranga. Njëri..
Aktualitet

Aksion si në filma/ Qarkullonin me mjet luksoz të armatosur, 3 në pranga. Njëri..

12 Korrik, 2025 9:52 am
“Lumi Buna, pas shumë vitesh rrjedh i lirë në shtratin e vet”, Rama publikon pamjet
Aktualitet

“Lumi Buna, pas shumë vitesh rrjedh i lirë në shtratin e vet”, Rama publikon pamjet

12 Korrik, 2025 9:37 am
EURO 2025: Riola Xhemaili e çon Zvicrën në eufori
Sport

EURO 2025: Riola Xhemaili e çon Zvicrën në eufori

12 Korrik, 2025 9:21 am
A mund të shpëtohet mbuloja e centralit bërthamor Çernobil?
Bota

A mund të shpëtohet mbuloja e centralit bërthamor Çernobil?

12 Korrik, 2025 9:16 am
OKB: Gati 800 të vrarë pranë qendrave të ndihmës në Gazë
Bota

OKB: Gati 800 të vrarë pranë qendrave të ndihmës në Gazë

12 Korrik, 2025 9:13 am
Aksidentet, 3 radarë inteligjentë “Poliscan”/ Monitorim 24 orë në të gjitha akset
Aktualitet

Aksidentet, 3 radarë inteligjentë “Poliscan”/ Monitorim 24 orë në të gjitha akset

12 Korrik, 2025 8:45 am
I riu vrau 34-vjeçarin në Tiranë pasi i ngacmoi të dashurën
Aktualitet

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, humb jetën 19-vjeçari

12 Korrik, 2025 8:35 am
Parashikimi i motit, 23 Maj 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 12 korrik 2025

12 Korrik, 2025 8:30 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Aktualitet

Horoskopi për ditën e sotme, 12 korrik 2025

12 Korrik, 2025 8:15 am
Gjirokastër/ Zjarr pranë nënstacionit të vjetër elektrik
Aktualitet

Gjirokastër/ Zjarr pranë nënstacionit të vjetër elektrik

11 Korrik, 2025 11:02 pm
Para
Sulmet e Ramës, Berisha: Ka problem madhor me mua, s’bën dot pazare të pista

Presidenti i ri, Berisha:Proces farsë, opozita e vërtet nuk do të negociojë me PS

SHBA-ja vendos sanksione të reja ndaj Rusisë

SHBA-ja vendos sanksione të reja ndaj Rusisë

Sherr me sende të forta pas mesnate, dy të plagosur

Kërcënuan me armë zjarri një person në lokal, arrestohen dy persona
















TE FUNDIT

Aksion si në filma/ Qarkullonin me mjet luksoz të armatosur, 3 në pranga. Njëri..

Aksion si në filma/ Qarkullonin me mjet luksoz të armatosur, 3 në pranga. Njëri..
12 Korrik, 2025

Qarkullonin të armatosur me pistoletë dhe municion luftarak, në një automjet luksoz, njëri prej tyre tentoi të arratisej duke u...

Lexo më shumë

“Lumi Buna, pas shumë vitesh rrjedh i lirë në shtratin e vet”, Rama publikon pamjet

“Lumi Buna, pas shumë vitesh rrjedh i lirë në shtratin e vet”, Rama publikon pamjet
12 Korrik, 2025

Në një postim në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama ka publikuar sot pamje të reja nga lumi Buna, duke njoftuar...

Lexo më shumë

EURO 2025: Riola Xhemaili e çon Zvicrën në eufori

EURO 2025: Riola Xhemaili e çon Zvicrën në eufori
12 Korrik, 2025

Falë golit në minutat e fundit të Riola Xhemailit Zvicra është për herë të parë në çerekfinalen e Kampionati Evropian...

Lexo më shumë

A mund të shpëtohet mbuloja e centralit bërthamor Çernobil?

A mund të shpëtohet mbuloja e centralit bërthamor Çernobil?
12 Korrik, 2025

Gjatë dimrit një dron rus dëmtoi mbulesën mbrojtëse të centralit bërthamor të mbyllur Çernobil. Ekspertët tani kanë zhvilluar një koncept...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com