InstaBIZ

Plane për martesë? “Hazal” tregon më shumë rreth marrëdhënies së saj


               Publikuar në : 10:10 - 18/10/19 |
xhu lia

Ajo është bërë e njohur për publikun shqiptar prej telenovelës “Fate të Kryqëzuara”   e transmetuar në Tv Klan në rolin e “Hazal”.

Përveç anës profesionale mjaft interes ka edhe për jetën private të aktores turke Alina Boz. Kohët e fundit ajo është fotografuar e vetme në premierën e filmit “Kaçamak”, ndërkohë që prej disa kohësh është në një lidhje  me Mithat Can Ozer, djalin e këngëtares dhe producentes së njohur turke, Sezen Aksu.

E pyetur nga mediat vendase rreth marrëdhënies së saj, Alina është shprehur se lidhja po ecën mirë, por nuk ka plane për martesë:

“Gjithçka po shkon shumë mirë. Nëse do të ketë martesë do të dëgjoni, por aktualisht është shumë herët”, -tha Boz ndërkohë që aktualisht po angazhohet edhe në projekte të tjera kinematografike.

Sa i përket lidhjes së saj me aktorin turk, ata janë diskutuar shumë në media për shkak të diferencës së moshës mes tyre./Opinion.al/

Pas