Kronikë

Kontrollet e policisë afër shkollave, dy personave u gjenden thika


               Publikuar në : 10:40 - 18/10/19 |
xhu lia

Policia e Durrësit ka ushtruar kontrolle për të shtuar sigurinë në rrugë, sidomos në zona në afërsi të shkollave.

Gjatë një kontrolli të bluve mësohet se një person është ndaluar, ndërsa 2 të tjerë po procedohen në gjendje të lirë.

Sipas njoftimit të policisë në kontrollin e kryer ka rënë në pranga 43-vjecari me iniciale A. H pasi kishte me vete një armë të ftohtë (thikë) pa leje.

Gjithashtu mësohet se është proceduar në gjendje të lirë një 16-vjeçar me inicialet R.N pasi në kontrollin ushtruar jashtë ambienteve të një shkolle iu gjet një armë e ftohtë (thikë).

Ndërsa personi dytë i proceduar në gjendje të lirë është 28-vjeçari me iniciale K.Gj, të cilit iu gjet një pistoletë alarmuese (imituese).

Dy armët e ftohta dhe pistoleta imituese janë sekuestruar në cilësinë e provës nga policia. Ndërkohë kontrollet e tyre do të vijojnë./Opinion.al/

Pas