Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur gjatë natës në rrugën “Berit Beker” , në Tiranë.
Sipas informacionit paraprak, dyshohet se ngjarja ka ndodhur nga pakujdesia, ndërsa një person ka mbetur i plagosur dhe është transportuar për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës.
Policia po heton për sqarimin e plotë të rrethanave të incidentit.

















