Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Plagosja me snajper në burg/ Motivi i ngjarjes rrahja e vjetër në Francë

2016/08/01 at 9:50 AM
në Aktualitet, Kronikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Plagosja me snajper në burg/ Motivi i ngjarjes rrahja e vjetër në Francë

Personi që u tentua të vritej në burgun e Vaqarrit është 28-­vjeçari Gazmir Daci. Në momentin kur ndodhi ngjarja të shtunën, rreth orës 16:30, Daci ishte në ajrim bashkë me rreth 40 të burgosur e të paraburgosur të tjerë.


Ai i shpëtoi atentatit, pasi autorët ngatërruan objektiv, duke plagosur në këmbë kosovarin Lili Dulaj, që po ashtu ndodhej në ajrim. Sipas Policisë, Gazmir Daci u tentua të ekzekutohej për gjakmarrje, pasi vitin e kaluar vrau vëllain e njërit prej atentatorëve dhe plagosi vëllain tjetër.

Që prej 23 dhjetorit të vitit të kaluar, 28­ vjeçari Daci ndodhet në paraburgim, i akuzuar për “vrasje” dhe “vrasje të mbetur në tentativë”. Ngjarja për të cilën ai akuzohet ka ndodhur pasditen e datës 4 nëntor të vitit të kaluar, në Bathore të Tiranës, kur ai qëlloi me armë zjarri në drejtim të dy vëllezërve, Valmir dhe Robert Kolaveri.

Njëri nga vëllezërit, Valmiri, 28 vjeç, mbeti i vdekur në vend, ndërsa vëllai i tij u plagos rëndë dhe tashmë është i paralizuar. Nga hetimet rezultoi se Daci kishte qëlluar ndaj dy vëllezërve, pasi disa muaj para ngjarjes ata e kishin rrahur në Francë.

Pas krimit, ai largua nga vendngjarja, duke u ndihmuar edhe nga i ati dhe qëndroi në arrati për gati një muaj, duke u fshehur në një hotel, ku u arrestua nga forcat RENEA.

Konflikti

Në mbrëmjen e datës 4 nëntor 2015, Gazmir Daci ka qenë duke udhëtuar me makinën e tij “BMW X5”, në rrugën “Demokracia”, në Kamzë, në afërsi të një qendre tregtare. Në atë moment është përballur në rrugë me makinën “BMW X5”, që drejtohej nga shtetasi Sajmir Kolaveri. Për shkak të konflikteve të vjetra që kishin pasur me njëri-­tjetrin, të dy këta persona kanë ndaluar mjetet dhe Gazmir Daci ka zbritur e me një pistoletë në dorë  ka shkuar në drejtim të mjetit ku ndodhej Kolaveri.

Gjatë përballjes fizike janë konfliktuar me njëri­-tjetrin me fjalë dhe në prag të përfundimit të konfliktit, Daci e ka kanosur për vrasje Sajmir Kolaverin. Konflikti nuk është nxitur më tej nga ky i fundit, pasi ai është larguar me mjetin e tij në drejtim të banesës.

Pas largimit të Kolaverit, Gazmir Daci ka komunikuar në telefon me shtetasin Valmir Kolaveri, vëllai i Sajmir Kolaverit. Biseda mes tyre ka qenë e tensionuar dhe e shoqëruar edhe më fjalë kërcënuese e fyese. Në përfundim të kësaj bisede, Daci ka shkuar me mjetin e tij në drejtim të qendrës tregtare, ku mendonte se ndodheshin dy vëllezërit Valmir e Robert Kolaveri.

Vrasja

Dy vëllezërit Kolaveri janë përballur me Gazmir Dacin kur ndodheshin në hapësirën përpara qendrës tregtare në Kamzë e pranë një autoveture në pronësi të tyre. Edhe në këtë moment Daci është përfshirë në një konflikt të ashpër verbal me ta. Në vazhdim të konfliktit, Daci ka nxjerrë pistoletën që kishte me vete dhe ka qëlluar me të në drejtim të shtetasit Robert Kolaveri. Kur ky i fundit është rrëzuar në tokë, vëllai i tij, Valmiri, ka marrë një send të fortë në tokë për t’u mbrojtur nga sulmi, por edhe ai është qëlluar në trup me armë nga i dyshuari dhe është rrëzuar në tokë. Pas këtyre veprimeve, Gazmir Daci dhe i ati, Xhelal Daci, që është ndodhur në vendin e ngjarjes, janë larguar me mjetin që drejtohej nga i dyshuari.

Ndërsa dy vëllezërit, Valmir e Robert Kolaveri, janë transportuar për në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Për shkak të plagëve të marra, shtetasi Valmir Kolaveri ka gjetur vdekjen, ndërsa vëllai i tij u është nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale dhe u ka mbijetuar plagëve të marra./ Panorama.al



Ju sugjerojmë

U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
Aktualitet

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

21 Korrik, 2026 2:01 pm
Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
Kronikë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

21 Korrik, 2026 1:41 pm
Aktualitet

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026 1:27 pm
PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
Aktualitet

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

20 Korrik, 2026 1:16 pm
Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë
Aktualitet

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë

20 Korrik, 2026 12:51 pm
Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti

19 Korrik, 2026 3:25 pm
Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës

19 Korrik, 2026 9:40 am
Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti

18 Korrik, 2026 10:23 pm
Protesta e bulevardit kundër “Kuvendit Kombëtar”: Jo negociata nëpër zyra
Aktualitet

Protesta e bulevardit kundër “Kuvendit Kombëtar”: Jo negociata nëpër zyra

18 Korrik, 2026 9:57 pm
Ish-drejtoresha e Postës vodhi 69 mln lekë, çfarë zbuluan pamjet filmike
Kronikë

Ish-drejtoresha e Postës vodhi 69 mln lekë, çfarë zbuluan pamjet filmike

18 Korrik, 2026 8:46 pm
Para
Në gjurmim të partnerit? Këta janë dedektivët shqiptarë të çifteve

Në gjurmim të partnerit? Këta janë dedektivët shqiptarë të çifteve

Video/ Si u vra Valter Kolaveri nga Daci shënjestra e snajperit në burg

Video/ Si u vra Valter Kolaveri nga Daci shënjestra e snajperit në burg

Adnan Januzaj drejt Serisë A, ja kush e kërkon

Adnan Januzaj drejt Serisë A, ja kush e kërkon

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
21 Korrik, 2026

Ish-presidenti Ilir Meta i është drejtuar Gjykatës së Tiranës duke kundërshtuar vendimin e Prokurorisë së Tiranës për të mos nisur...

Lexo më shumë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
21 Korrik, 2026

Hetimet për plagosjen me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e së dielës në një lokal në lagjen “Vullnetari” në Elbasan...

Lexo më shumë

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026

Po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) seanca paraprake ndaj kryebashkiakut të Kolonjës, Erion Isai, dhe të pandehurve të tjerë,...

Lexo më shumë

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
20 Korrik, 2026

Partia Socialiste ka votuar ndryshimin e rendit të ditës në seancën plenare të këaaj të hëne, ndërsa kreu i PD...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}