Kronikë

Plagosi kushëririn pas dasmës në Kamëz, autori: Më kishte borxh 500 Euro



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:13 - 26/12/22 |
Opi Nion

Zbardhen dëshmitë e kushërinjve të përfshirë në konfliktin me të plagosur të dielën në Kamëz.

Sherri nisi për një borxh që i plagosuri i ka pasur autorit të ngjarjes Fatjon Luca.

Luca i ka thënë hetuesve se 500 eurot që ia kishte dhënë Hafuz Trocit nuk i kishte marrë pas. Sipas tij, ia kishte kërkuar disa herë por i plagosuri nuk ia ka dhënë paratë.

Autori dhe personat e tjerë kanë qenë në një dasëm. Në përfundim të ceremonisë Luca është afruar dhe në mënyrë direkte e ka qëlluar në gjoks Hafuz Trocin.

Pas incidentit, janë përfshirë edhe persona të tjerë familjarë të Trocit dhe Lucës, të cilët kanë nisur të qëllojnë njëri-tjetrin me grushte, çfarë ka sjellë dëmtimin e tyre.

Pas mbledhjes së provave në vendin e ngjarjes, policia ka arrestuar autorin Fatjon Luca, ndërsa po hetohen në gjendje të lirë të gjithë personat e tjerë të përfshirë.

Pas