Një 77-vjeçar ka mbetur i plagosur ditën e sotme pas një konflikti në Vlorë. Mësohet se konflikti ka ndodhur mes dy personave për motive pronësie.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:30, në një lokal në rrugën transballkanike. I plagosuri është transportuar për në spital ku po merr ndihëm e nevojshme mjekësore.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet, teksa nuk ka dalë ende me njoftim zyrtar./ Opinion.al