Aktualitet

Plagoset me thikë një person në Vlorë, çfarë dyshohet


               Publikuar në : 11:18 - 26/02/20 |
Opi Nion

Një 77-vjeçar ka mbetur i plagosur ditën e sotme pas një konflikti në Vlorë. Mësohet se konflikti ka ndodhur mes dy personave për motive pronësie.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:30, në një lokal në rrugën transballkanike. I plagosuri është transportuar për në spital ku po merr ndihëm e nevojshme mjekësore.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet, teksa nuk ka dalë ende me njoftim zyrtar./ Opinion.al

Pas