Policia e Tiranës ka arrestuar një 44-vjeçar pasi ka goditur me mjet prerës punëtorin që i kryente punime në banesë.
Në pranga ka rënë S. A., 44 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Myslym Keta” , ndërsa mësohet se i plagosuri D. L., aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës nën kujdesin mjekësor.
Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.