Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pjesëmarrës në Asamblenë e OKB-së, SHBA refuzon vizat për zyrtarët palestinezë

2025/08/30 at 10:05 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
DASH shpall non-grata tre zyrtarë të lartë në rajon: Janë përfshirë në akte korruptive

Shtetet e Bashkuara thanë se nuk do t’u lëshojnë viza anëtarëve të Autoritetit Palestinez, të cilët është paraparë të marrin pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara muajin e ardhshme, ku Franca po udhëheq një përpjekje për njohjen e një shteti palestinez.


“Sekretari [amerikan i Shtetit] Marco Rubio po refuzon dhe revokon vizat për anëtarët e Organizatës për Çlirimin e Palestinës [PLO] dhe Autoritetit Palestinez para mbajtjes së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së”, tha Departamenti amerikan i Shtetit përmes një deklarate.

“Administrata e presidentit Donald Trump ka qenë e qartë: interesat e sigurisë sonë kombëtare për të mbajtur përgjegjës PLO-në dhe Autoritetin Palestinez për mospërmbushjen e zotimeve të tyre dhe për minimin e mundësive për paqe”, shtoi DASH-i.

DASH-i bëri thirrje Autoritetit Palestinez të heqë dorë nga “përpjekjet për të siguruar njohjen e një shteti hipotetik palestinez në mënyrë të njëanshme”.

Ministri i Jashtëm izraelit, Gideon Saar, përmes një postimi në X, falënderoi administratën Trump “për këtë hap të guximshëm dhe për mbështetjen e Izraelit edhe një herë”.

Ndërkaq, Autoriteti Palestinez, i bëri thirrje SHBA-së që të zhbëjë këtë vendim.

Në një deklaratë të publikuar nga agjencia zyrtare e lajmeve WAFA, thuhet se Presidenca palestineze “i bëri thirrje administratës amerikane të rishqyrtojë dhe të tërheqë vendimin e saj”, i cili do t’u pengonte zyrtarëve të Autoritetit Palestinez dhe PLO-së pjesëmarrjen në takimin vjetor në Nju Jork.

Ky hap “është në kundërshtim të qartë me të drejtën ndërkombëtare dhe Marrëveshjen e Selisë së OKB-së”, u tha në deklaratë.

Ende është e paqartë se ndaj kujt do të aplikohet moslëshimi i vizave.

Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas, i cili dikur kishte marrëdhënie të mira me Uashingtonin, ishte planifikuar të merrte pjesë në mbledhjen e OKB-së, sipas ambasadorit palestinez në Kombet e Bashkuara, Rijad Mansur.

Zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric, tha se ishte “e rëndësishme” që të gjitha shtetet dhe vëzhguesit, përfshirë palestinezët, të përfaqësohen në një samit të planifikuar një ditë para se të nisë Asambleja e Përgjithshme.

“Ne, sigurisht, shpresojmë që kjo çështje të zgjidhet”, tha ai.

Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kanë akuzuar Francën dhe fuqitë e tjera se po e shpërblejnë Hamasin – grupin palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja – i cili më 7 tetor 2023 sulmoi Izraelin duke nxitur luftën në Gazë.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, i zhgënjyer me mospërfundimin e luftës në Gazë, ka argumentuar se nuk mund të ketë më vonesa në shtyrjen përpara të një procesi paqeje.

Macron ka thirrur një samit të posaçëm më 22 shtator, një ditë para hapjes zyrtare të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, kur Franca do ta njohë zyrtarisht një shtet palestinez.

Që nga njoftimi i tij, edhe Kanadaja dhe Australia kanë thënë se do ta njohin një shtet palestinez, ndërsa Britania ka deklaruar se do ta bëjë këtë nëse Izraeli nuk pajtohet për një armëpushim në Gaza./REL



Ju sugjerojmë

Rama në CNN: Zvërneci nuk ka projekt, po punojnë 5 nga arkitektët më të mirë në botë
Aktualitet

Rama në CNN: Zvërneci nuk ka projekt, po punojnë 5 nga arkitektët më të mirë në botë

3 Qershor, 2026 10:40 pm
Mbyllet me humbjen e kuq e zinjve përballja me Izraelin
Kryesore

Mbyllet me humbjen e kuq e zinjve përballja me Izraelin

3 Qershor, 2026 10:28 pm
Ndalim i projektit dhe dorëheqje e Ramës, protesta rikthehet nesër
Aktualitet

Ndalim i projektit dhe dorëheqje e Ramës, protesta rikthehet nesër

3 Qershor, 2026 8:52 pm
Tragjedia me dy të mbytur në Shëngjin, reagon policia e Lezhës
Kryesore

Tragjedia me dy të mbytur në Shëngjin, reagon policia e Lezhës

3 Qershor, 2026 6:18 pm
Trump: I thashë Netanyahut se është i çmendur, por ne punojmë mirë së bashku
Bota

Trump: I thashë Netanyahut se është i çmendur, por ne punojmë mirë së bashku

3 Qershor, 2026 6:08 pm
Shëngjin, 4 të rinj merren nga dallgët, dyshohet për viktima
Kronikë

Shëngjin, 4 të rinj merren nga dallgët, dyshohet për viktima

3 Qershor, 2026 5:23 pm
Trump dhe Netanyahu ndahen për Iranin, diplomaci apo luftë?
Bota

Trump dhe Netanyahu ndahen për Iranin, diplomaci apo luftë?

3 Qershor, 2026 5:16 pm
Hita pret ambasadorin suedez, diskutohen projektet e reja për Policinë e Shtetit
Aktualitet

Hita pret ambasadorin suedez, diskutohen projektet e reja për Policinë e Shtetit

3 Qershor, 2026 4:58 pm
Federata e Maqedonisë së Veriut përjashton klubin shqiptar nga Kupa
Rajoni

Federata e Maqedonisë së Veriut përjashton klubin shqiptar nga Kupa

3 Qershor, 2026 4:32 pm
Trump: Dua të takohem me Khamenein, Irani do heqë dorë nga armët bërthamore
Bota

Trump: Dua të takohem me Khamenein, Irani do heqë dorë nga armët bërthamore

3 Qershor, 2026 4:08 pm
Para
Balluku: Gjoba ndotësve në akset kombëtare, do përdoren kamerat

Balluku: Gjoba ndotësve në akset kombëtare, do përdoren kamerat

Goditet grupi ndërkombëtar kriminal,dëm mbi 3 milionë euro dhe mbi 100 shtetas të…

Pjesë e grupeve kriminale, arrestohet në Spanjë 25-vjeçari

Regjistrimet online për klasat e para dhe të dhjeta të hapura deri më 1 shtator

Regjistrimet online për klasat e para dhe të dhjeta të hapura deri më 1 shtator
















TE FUNDIT

Rama në CNN: Zvërneci nuk ka projekt, po punojnë 5 nga arkitektët më të mirë në botë

Rama në CNN: Zvërneci nuk ka projekt, po punojnë 5 nga arkitektët më të mirë në botë
3 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka dhënë sot një intervistë në CNN,  ku ka dhënë detaje lidhur me idenë e zhvillimit të...

Lexo më shumë

Mbyllet me humbjen e kuq e zinjve përballja me Izraelin

Mbyllet me humbjen e kuq e zinjve përballja me Izraelin
3 Qershor, 2026

Është mbyllur me humbjen e skuadrës sonë kombëtare miqësorja Shqipëri-Izrael. Ka qeë minuta e 73-të, kur Oskar Gloukh zhbllokoi ndeshjen...

Lexo më shumë

Ndalim i projektit dhe dorëheqje e Ramës, protesta rikthehet nesër

Ndalim i projektit dhe dorëheqje e Ramës, protesta rikthehet nesër
3 Qershor, 2026

Protesta qytetare në bulevardin kryesor të Tiranës, ku është  kundërshtuar projekti I zhvillimit të një resorti turistik në zonën e...

Lexo më shumë

Tragjedia me dy të mbytur në Shëngjin, reagon policia e Lezhës

Tragjedia me dy të mbytur në Shëngjin, reagon policia e Lezhës
3 Qershor, 2026

Shëngjin, Lezhë/Informacion paraprak Rreth orës 16:30, shërbimet e Policisë kanë marrë njoftim se në zonën e Ranës së Hedhun, në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}