Kronikë

Pjesë e maratonës së notit, humb jetën 65-vjeçari në Sarandë


               Publikuar në : 13:53 - 08/09/19 |
Al Do

Një pjesëtar i maratonës së notit të zhvilluar në Sarandë ka humbur jetën.

Bëhet fjalë për Mark Ademin, 65 vjeç, nga Lezha. Pasi ka dalë në breg ai nuk është ndjerë mirë dhe është transportuar në spitalin rajonal të qytetit por nuk ka mundur të mbijetojë. Dyshohet se ai ka pësuar një atak kardiak pas daljes nga deti.

Maratona e notit në Sarandë zhvillohet si homazh për shqiptarët që tentuan të kalojnë kufirin gjatë regjimit komunist në Shqipëri duke notuar nga Ksamili drejt Korfuzit. Në të kanë marrë pjesë 70 notarë nga Britania e Madhe, Irlanda, Franca, Holanda, Australia, Greqia dhe disa vende të tjera të  botës. /Opinion.al

Pas