Aktualitet

Pjesë e gjykimit të dosjes 339 e grabitjes së Rinasit, shkarkohet gjyqtari


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:33 - 18/01/21 |
Opi Nion

Ditën e sotme Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin e Gjykatës kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Bib Ndreca.

Gjyqtari Ndreca ka shqyrtuar ndër të tjera dosjen 339, grabitjen e Rinasit dhe çështjen e ish-deputetëve të Partisë Socialiste Arben Ndoka dhe Arben Çuko.

Sipas KPK-së, gjyqtari Ndreca rezultoi me probleme sa i takon pasusrisë së një familjari.

Ai ka pretenduar se nuk i është lënë kohë që të përgatisë mbrojtjen për shkak se nga momenti që mori raportin e KPK-së seanca dëgjimore u caktua shumë shpejt./ Opinion.al

Pas