Kronikë

Makina i përplasi për vdekje vajzën 10 vjeçe, babi: Dua drejtësi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:06 - 18/01/21 |
Opi Nion

Ka folur për mediat babai i 10-vjeçares që u përplas për vdekje nga një makinë ditën e djeshme në rrugën “Njazi Meka” në Tiranë.

Iliaz Petali, është shprehur për “News24” se në momentin e ngjarjes vajza ishte e shoqëruar nga gjyshja e saj, ndërsa makina e cila ishte me shpejtësi e ka përplasur.

Sipas babait të së miturës, drejtuesi i mjetit, Alban Guri, pasi përplasi 10-vjeçaren është larguar nga vendi i ngjarjes.

Guri u arrestua më vonë nga policia dhe është marrë në pyetje për rrethanat e ngjarjes së rëndë.

Ndërkohë, Iliaz Petali ka bërë thirrje për drejtësi, ndërsa shtoi se në lagjen e tij nuk ka as trotuar ku mund të kalojnë qytetarët.

“Kisha 10 minuta qe u ndava me vajzën. Ajo ishte me te gjyshen per dore. Shoferi erdhi e perplasi. Aksidenti mund ti ndodhe cdokujt por shoferi beri gabim se ishte me shpejtesi ne rruge lagje. E perplasi femijen dhe iku. Mund te kete qene i pire po ia le shtetit ne dore te beje drejtesi. Ketu ska as rruge as trotuar asnje kusht.”, tha Petali./ Opinion.al

Pas