Aktualitet

Pistat e hetimit të vdekjes së 4 turistëve rusë, pse u regjistrua si vrasje


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:35 - 18/10/21 |
Opi Nion

Vdekja e katër turistëve rusë është regjistruar në prokurori si vrasje. Nga të dhënat e para të Mjekësisë Ligjore dyshohet se shkak për vdekjen e turistëve është bërë asfiksia, ndonëse nuk dihet ende se nga se ka ardhur ajo.

Por, janë duke u hetuar edhe disa pista hetimi, ku së pari është përdorimi i tepruar i klorit në pishinën ku u gjetën viktimat, por edhe mosventilimi i mjaftueshëm i ambientit, ndërsa nuk përjashtohet edhe helmimi.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se dosja e ngjarjes po shihet me shumë kujdes nga ekspertët, për shkak të kohës së shkurtër në të cilën kanë gjetur vdekjen të katër turistët, çifti Natalia Burenkova, 58 vjeçe, Sergei Burenkov, 60 vjeç, dhëndri i tyre, Nikita Belousov, 37 vjeç, dhe vajza e tyre, Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe

Ndërkohë, përfaqësues të ambasadës ruse në Tiranë kanë mbërritur këtë mesditë tek Instituti i Mjekësisë Ligjore, për të marrë të dhëna mbi vdekjen e mistershme të katër turistëve.

Diplomati rus nuk ka pranuar të komentojë për media, por është futur direkt në ambientet e Institutit të Mjekësisë Ligjore, ku po qëndron prej disa minutash.

Sakaq, ekspertët e Mjekësisë Ligjore janë shprehur se kanë pasur viktima nga klori edhe më herët, por jo katër raste njëherësh. Për këtë arsye, Prokuroria e ka regjistruar ngjarjen si vrasje e mundshme, por pa pasur një autor.

Pas