Sociale

Piktori i njohur shqiptar shtrohet në spital nga COVID-19,mesazhi i vajzës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:29 - 17/01/21 |
Doriana Çepunaj

Piktori i njohur, Mustafa Arapi, është infektuar me COVID-19 dhe aktualisht po merr trajtim mjekësor në spitalin “Shefqet Ndroqi” në kryeqytet. Lajmin e ka bërë publik vajza e tij, Dorina Arapi, përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”.

Në mesazhin e saj, Dorina Arapi,  i ka bërë apel kryeministrit, Edi Rama, dhe ministres së Shëndetësisë, Ogerta , që t’i japin vëmendjen e duhur babait të saj, për shërim sa më të shpejtë.

Teksa rendit punën e Mustafa Arapit në 40 vite, ajo shton se i ati është një vlerë për shtetin dhe kulturën.

“Dje babi im, Mustafa Arapi, u shtrua në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Për shkak të kovidit, i është prekur një pjesë e mushkërive.

Mustafa Arapi, babai im, është baba e bashkëshort i shkëlqyer, mik, njeri i nderuar, piktor i nivelit botëror, restaurator i shkëlqyer me një kontribut prej 40 vjetësh në fushën e restaurimit. Nga puna e tij restauruese, sot brezat e rinj dhe kultura shqiptare trashëgon dhe admiron Onufrin, Qipriotin, Çetirët, Zografët, banesa tradicionale, kisha, afreske, ikona e studimeve e plot të tjera. Pedagog, artist, studiues, pjesëmarrës i lëvizjeve të dhjetorit ’90, Mustafa Arapi meriton vëmendjen maksimale të shtetit, pavarësisht të gjitha shërbimeve që mjekët e infermierët po i ofrojnë. I falënderoj shumë mjekët, infermierët e gjithëkënd në spital që po i dedikohen pacientëve në këto momente të vështira!

Por i drejtohem Kryeministrit z. Edi Rama, Ministres së shëndetësisë znj. Ogerta Manastirliu, që shteti dhe institucionet të japin vëmendjen e duhur për babain tim dhe për këtë personalitet të kulturës shqiptare.  Unë e dua babain tim me jetën time, por ai është dhe një Vlerë për shtetin e kulturën shqiptare.  Ju faleminderit nga zemra gjithëkujt për ndihmën e vëmendjen! Shpërndajeni këtë mesazh,… kush dëshiron”, shkruan ajo./Opinion.al

 

Pas