Rajoni

Pfizer mbërrin në Ballkan, Serbia nis vaksinimin javën e ardhshme


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:28 - 22/12/20 |
Semiljana Azizi

Vaksina e zhvilluar nga Pfizer dhe Biontech ka mbërritur në Serbi.

Lajmi është bërë i ditur nga autoritetet shëndetësore serbe, të cilat e kanë konsideruar të sotmen një ditë të shkëlqyer për vendin. Serbia ka magazinuar rreth 5 mijë dozat e para të vaksinës Pfizer duke u bërë kështu vendi i parë i Ballkanit që siguron një vaksinë ndaj koronavirusit.

Duke folur nga Instituti i Virologjisë dhe Vaksinave, i njohur si “Torlak”, sekretari shtetëror në ministrinë e Shëndetësisë, Mirsad Djerlek, tha se fushata fillestare e imunizimit do të nisë nga java e ardhshme. Ndër të tjera eksperti ka shtuar se nga janari, Serbia pret dhe 24 mijë doza të tjera. Zyrtarët e Beogradit thanë se janë ne negociata edhe me shkencëtarët e Rusisë për të importuar vaksinën e tyre të quajtur “Sputnik V” si dhe me kompani kineze, por nuk dhanë shumë detaje.

Qeveria serbe nuk bëri me dije çmimin që kishte paguar për blerjen e vaksinës nga Pfizer. Ndërkaq kujtojmë se javën e kaluar rregullatori mjekësor serb aprovoi vaksinën e zhvilluar nga Pfizer dhe Biontech për përdorim të popullatës serbe./Opinion.al

Pas