Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pezullimi i marrëveshjes për patentat, DPSHTRR: Ishte çmim referues, jo përcaktues

2023/03/02 at 9:42 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Pezullimi i marrëveshjes për patentat, DPSHTRR: Ishte çmim referues, jo përcaktues

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor ka reaguar pas vendimit të djeshëm të Autoritetit të Konkurrencës për të pezulluar marrëveshjen e arritur mes këtij institucioni dhe autoshkollave për rritjen e çmimit të patentës.


Në një status në rrjetin social “Facebook”, DPSHTRR sqaron publikun se tarifa dhe kostot janë referuese dhe jo përcaktuese.

Më tej në reagim thuhet se synimi i kësaj marrëveshje është shmangia e rrezikut dhe dëmit të rëndë dhe të pariparueshëm që po i bën konkurrenca e pandershme sektorit të autoshkollave, si dhe dhënien fund të evazionit dhe fiktivitetit.

Statusi i plotë

DPSHTRR, në vijim të njoftimit për shtyp të bërë nga Autoriteti i Konkurrencës, qartëson qëndrimin, si fillim duke shprehur bashkëpunimin, në zbatim të Ligjit 9121, datë 28.07.2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”, i ndryshuar, se objekti i “Akt Marrëveshjes” mes DPT, Shoqatave të Autoshkollave dhe DPSHTRR, është “Njohja ndërmjet Palëve, me tarifën e pagesës, si dhe vlerësimi i kostos minimale fiskale referuese, për përmbushjen e programit të edukimit për përgatitjen për drejtues mjeti dhe pajisjen me kategoritë e lejedrejtimit: AM, A1, A2, A, B1, B, BE, C1, C, C1E, CE, D1, D, D1E, DE; për përgatitjen për rimarrjen e leje së drejtimit pas humbjes totale të pikëve ose për heqje të saj, si dhe përgatitjen për pajisjen me dëshmitë dhe certifikatat e aftësimit profesional”, dhe jo përcaktimi i tarifës së pagesës dhe kostos minimale fiskale për përgatitjen dhe pajisjen me leje drejtimi. Sqarojmë edhe një herë se tarifa dhe kosto janë referuese dhe jo përcaktuese, për garantimin e zbatimit të detyrueshëm të kushteve të barabarta në mësimdhënie.

Përmbajtja e marrëveshjes së bashkëpunimit është konceptuar si detyrim specifik ligjor, lindur nga dispozitat e udhëzimit nr. 9, datë 14.02.2022, “Për aktivitetin e autoshkollave” dhe detyrimit për kryerjen e programit mësimor (në përputhje të plotë me direktivat evropiane) për aftësimin mbi marrjen e një Leje Drejtimi.

Baza Ligjore:

1.1 Ligji Nr. 8378, datë 22.07.1998 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar;

1.2 Ligji Nr. 10081, datë 23.02.2009 “Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar;

1.3 Ligjit nr. 9920, datë 19.5.2008 “Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, si dhe Udhëzimet e MF në zbatim të tij;

1.4 Ligjit nr. 8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar, si dhe Udhëzimet e MF në zbatim të tij;

1.5 Ligjit nr. 92/2014 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, i ndyshuar, si dhe Udhëzimet e MF në zbatim të tij;

1.6 Ligjit nr. 87/2019 “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, i ndryshuar, si dhe Udhëzimet e MF në zbatim të tij;

1.7 Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 153, datë 7.4.2000, “Për miratimin e Rregullores së zbatimit të Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar.

Synim i kësaj marrëveshje është pikërisht shmangia e rrezikut eminent dhe dëmit të rëndë dhe të pariparueshëm që po i bën konkurrenca e pandershme sektorit të autoshkollave! Marrëveshja angazhon palët për dhënien fund evazionit dhe fiktivitetit, duke kërkuar reformim total të aktivitetit të subjekteve të autoshkollave dhe raporteve me qytetarin, në mënyrë që ky i fundit të mos mashtrohet por edhe të mos përfshihet nga një shërbim që thyen normat, që i shmanget Programit Zyrtar të detyrueshëm dhe që gjeneron evazion, informalitet dhe rrezik potencial në qarkullimin rrugor!

Qëllimi i marrëveshjes është sinergjia për t’i dhënë fund një tregu të pandershëm, që ka abuzuar mbi shërbimin e mësimdhënies për drejtimin e rregullt të një mjeti rrugor, për t’i shërbyer direkt interesit publik!

DPSHTRR i qëndron pozicionit të marrjes dhe ushtrimit të përgjegjësive ligjore, duke përgëzuar DPT për vullnetin dhe bashkëpunimin institucional, për t’u përballur dhe jo fshehur, për t’u përpjekur, duke mos zgjedhur qasje populiste apo hipokrite!

Sfida e standardeve për sigurinë rrugore tejkalon çdo qëndrim hezitues e kompleks burokratik! DPSHTRR vijon e palëkundur punën për reformimin e sektorit të Autoshkollimit, komponent kryesor i Automotorizimit Shqiptar, me rëndësi jetike për sigurinë publike dhe shoqërinë.

Mbikëqyrja e këtij sektori, mbetet sfidë institucionale në nivel kontrolli administrativ dhe fiskal!/Opinion.al

 



Ju sugjerojmë

Zvërneci, Eugen Beci: Me hetim të SPAK-ut nuk jepet dot më leje
-U tha në Opinion

Zvërneci, Eugen Beci: Me hetim të SPAK-ut nuk jepet dot më leje

8 Qershor, 2026 10:54 pm
Klodiana Lala: SPAK po heton për skemë tjetërsimi tokash në Zvërnec
-U tha në Opinion

Klodiana Lala: SPAK po heton për skemë tjetërsimi tokash në Zvërnec

8 Qershor, 2026 10:41 pm
Infleuncerja “sherr” virtual me Zegjine Çaushin: Analfabete funksionale
InstaBIZ

Infleuncerja “sherr” virtual me Zegjine Çaushin: Analfabete funksionale

8 Qershor, 2026 10:39 pm
Inovacioni/ Rama takim me të rinj në Gjirokastër: Rrisim financimin për startup-et
Politikë

Rama publikon videon dhe i përgjigjet Iranit: Po merakoseni për shqiptarët?

8 Qershor, 2026 10:33 pm
Rama: Votat na duheshin për integrimin, imagjinoni ku do të ishim me molotovarët
Kryesore

Zvërneci, Rama për Reuters: Projekti i Zvërnecit nuk ndalet

8 Qershor, 2026 10:10 pm
Netanyahu: Nuk kemi një afat kohor se kur mund të mbarojë lufta në Iran
Bota

Netanyahu: Lufta me Iranin dhe Hezbollahun nuk ka mbaruar ende

8 Qershor, 2026 9:23 pm
Kush përfiton nga njollosja e Shqipërisë?
Sociale

Kush përfiton nga njollosja e Shqipërisë?

8 Qershor, 2026 9:15 pm
Rama u përgjigjet protestuesve: Kush më quan tradhtar është i pafytyrë
Kryesore

Rama u përgjigjet protestuesve: Kush më quan tradhtar është i pafytyrë

8 Qershor, 2026 8:41 pm
Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
Aktualitet

Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri

8 Qershor, 2026 8:39 pm
Reuters transmeton live protestën para Kryeministrisë
Aktualitet

Reuters transmeton live protestën para Kryeministrisë

8 Qershor, 2026 8:34 pm
Para
Mocioni për “McGonigal”, PD kërkesë Kuvendit: Të ndryshojë radha e diskutantëve

Mocioni për “McGonigal”, PD kërkesë Kuvendit: Të ndryshojë radha e diskutantëve

Do “shuante” familjen.Hutra plagosi me thikë ish-gruan dhe nënën e saj,i mbaruan plumbat

Do "shuante" familjen.Hutra plagosi me thikë ish-gruan dhe nënën e saj,i mbaruan plumbat

Vocaj: Hutra bashkëpunoi me policinë. 40-vjeçari:Vrasjet i kisha planifikuar që në burg

Vocaj: Hutra bashkëpunoi me policinë. 40-vjeçari:Vrasjet i kisha planifikuar që në burg
















TE FUNDIT

Zvërneci, Eugen Beci: Me hetim të SPAK-ut nuk jepet dot më leje

Zvërneci, Eugen Beci: Me hetim të SPAK-ut nuk jepet dot më leje
8 Qershor, 2026

Në emisionin “Opinion” po diskutohet tema “Pse po hetohen nga SPAK tokat në Zvërnec”, zone e cila kohët e fundit...

Lexo më shumë

Klodiana Lala: SPAK po heton për skemë tjetërsimi tokash në Zvërnec

Klodiana Lala: SPAK po heton për skemë tjetërsimi tokash në Zvërnec
8 Qershor, 2026

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan sot në 8 qershor foli për hetimet e SPAK...

Lexo më shumë

Infleuncerja “sherr” virtual me Zegjine Çaushin: Analfabete funksionale

Infleuncerja “sherr” virtual me Zegjine Çaushin: Analfabete funksionale
8 Qershor, 2026

Pas ironive të një dite më parë të bëra nga kryeministri Edi Rama për blogerët që dalin në protestë dhe...

Lexo më shumë

Rama publikon videon dhe i përgjigjet Iranit: Po merakoseni për shqiptarët?

Inovacioni/ Rama takim me të rinj në Gjirokastër: Rrisim financimin për startup-et
8 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmaeil Baghaei, i cili komentoi protestat e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}