Një peticion në gjuhën ruse Change.org kundër luftës në Ukrainë ka mbledhur më shumë se një milion nënshkrime. Gjithashtu edhe anëtarët e organizatave profesionale ruse kanë nënshkruar peticione të ngjashme.
CCN raporton se aktivisti i të drejtave të njeriut Lev Ponomarev nisi një peticion të titulluar “Jo luftës” që ka mbi 1 milion nënshkrime që nga dita e sotme.
Figura të njohura të medias ruse, duke përfshirë autorin dhe gazetarin Mikhail Zygar dhe regjisorin e dokumentarëve Yury Dud – i cili ka mbi 5 milionë ndjekës në Instagram – kanë postuar në mediat sociale kundër luftës.