Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pesimisti Slavoj Zizek: Seksi shumë i lehtë, provoni dashurinë

2019/03/25 at 11:38 AM
në -Kulturë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Pesimisti Slavoj Zizek: Seksi shumë i lehtë, provoni dashurinë

Ndryshe nga sa jemi mësuar t’i shohim filozofët, Slavoj Zizek është një “pop-star”. Pëlqen Marksin dhe Zhak Lakanin, është një mendimtar pesimist, kritik i ashpër i demokracive liberale, ironik deri në fyerje dhe adhurues i muzikës rock. I dashur për lexuesit dhe i urryer nga kolegët, Zizek e thotë hapur se nuk i pëlqen të mbajë leksione dhe se urren studentët. “Jam një romantik i vjetër. Një romanik i vjetër i ndyrë”, thotë duke qeshur.


Zizek, me të vërtetë mendoni se jemi bërë kaq cinikë sa na janë ftohur ndjenjat?
Jam pesimist. Ne lëmë takime në “Tinder” apo në platforma të tjera të takimeve online dhe kështu gënjejmë veten se ushqejmë pasionet. Është e tmerrshme, duam të dashurohemi pa e humbur asnjëherë kontrollin. Në anglisht thuhet “to fall in love”, e përkthyer fjalë për fjalë, “të biesh në dashuri”. Dhe dashuria është me të vërtetë një rënie, një rrëzim, një shok total. Përkundrejt kësaj, po i rikthehemi martesave të programuara në mënyrë thuajse shkencore.

E çuditshme t’ju dëgjosh të flisni për dashurinë romantike, duke ditur që jeni një provokator i pashoq.
Në të vërtetë, dashuria është shumë më radikale se seksi. Seksi mund të jetë brutal, pragmatik, mund të jetë një përgjigje ndaj nevojave tona urgjente. Nga ana tjetër, dashuria ka një aspekt sublim, total. Prandaj kur dashurojmë, pranojmë gjithçka, edhe defektet e partnerit. Sepse dashuria nuk është thjesht një aparencë.

Por ama ju jeni martuar katër herë.
Askush nuk është perfekt (qesh). Por mund t’ju betohem se nuk kam pasur kurrë marrëdhënie seksuale të tipit “vetëm një herë, e kaq”. Gjithmonë jam i gatshëm të gënjej veten, të besoj se diçka mund të zgjasë. Vazhdoj të mendoj se seksi i bashkuar me dashurinë është një eksperiencë shumë më intensive.

Prandaj në esenë tuaj të fundit shkruani se pornografia është qesharake?
Nëse je i fiksuar pas seksit, kura më e mirë është të shohësh filmat “hard-core”. Janë kaq dëshpërues… Pak a shumë si librat e shkrimtares franceze Catherine Breillat, ku dramat janë krejt idiote. Nëse përqendrohesh te detajet seksuale, duhet që historitë të zhduken, të kalojnë në plan të dytë.

Në të vërtetë në botën e dixhitalizuar, janë trupat njerëzorë që zëvendësohen nga kompjuterët, siç ndodh në filmin “Her” të Spike Jonze.
Pikërisht. Ekziston një historizë e shkurtër që mund të përshkruajë më së miri seksin në kohën tonë. Një burrë dhe një grua flirtojnë, lënë një takim, ai shkon në apartamentin e saj me një vaginë prej gome ndërsa ajo e pret me një vibrator plastik. Nuk preken, vënë në punë pajisjet e tyre dhe shohin njëri-tjetrin, duke biseduar, ndoshta edhe për filozofi, për Hegelin për shembull.

Megjithatë pasionet po mbushin sheshet e Europës. Nuk ju habit ky karikim emocional?
Populistët i përdorin pasionet në mënyrë të gabuar, duke marrë në shënjestër një armik pa u ndalur për të arsyetuar. Marksi thoshte se feja ishte opium për popullin. Sot kemi dy ideologji: pilulat që përdorim për të mbijetuar dhe populizmin, që i jep përgjigje të thjeshta problemeve të ndërlikuara. Nuk po e kuptojmë që jemi përballë një shoqërie plot me zombi.

Çfarë roli ka rrjeti në ndryshimin e botës ku jetojmë?
Çështjet WikiLeaks dhe Cambridge Analytica tregojnë se format e nënshtrimit të ditëve tona, janë të padukshme. Të lundrosh në rrjet, të vizitosh faqet porno, nuk janë zgjedhje të lira por të diktuara. Po na kontrollojnë në mënyrë shumë të rafinuar.

Këtë u mësoni studentëve në universitet?
I urrej, i urrej studentët sepse nuk duroj dot pyetjet e tyre idiote.

Po rëndësia e kontaktit, për të cilën po flisnit pak më parë?
Nuk më pëlqen të më ndërpresin kur flas. Nuk e duroj kontaktin njerëzor.

Prandaj pëlqeni më mirë të flisni në një podium pa kundërshtarë?
Sigurisht.

A nuk ju duket diktatoriale?
Po. Më pëlqen shumë të flas dhe në fund të them: ju kërkoj ndjesë, dua të hap një debat por më duhet të iki! (qesh).

Po besimi te trupat, te dashuria si dialog?
Dialogjet më pëlqejnë kur janë të ngjashëm me ato të Platonit, ku njëri flet pa u ndërprerë thuajse kurrë. Edhe kur tjetri ndërhyn, e bën vetëm për të thënë “Po, ke të drejtë, është siç thua ti”. Ky është dialogu i vërtetë demokratik (qesh me ironi)./Slavoj Zizek është filozof slloven, pedagog në Universitetin e Ljubjanës dhe Drejtor i “Birkbeck Institute for the Humanities” në University of London. Studimet e tij i përkasin kulturës, psikanalizës, marksizmit, hegelianizmit dhe teologjisë. Librat e tij janë ndër më të shiturit aktualisht dhe ndiqet shumë nga të rinjtë. Intervista u përkthyer nga Erjon Uka, Opinion.al

Etiketa: dashuriaemigrimierjon ukafilozofikultureopinion slavoj zizekplatformat onlinepornografiaslavoj zizekslavoj zizek shqip


Ju sugjerojmë

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
Aktualitet

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

20 Korrik, 2026 1:16 pm
Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë
Aktualitet

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë

20 Korrik, 2026 12:51 pm
Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA
Kryesore

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA

20 Korrik, 2026 1:12 am
Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
Bota

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

19 Korrik, 2026 5:06 pm
Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti

19 Korrik, 2026 3:25 pm
Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën
-Jetë dhe Stil

Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën

19 Korrik, 2026 1:14 pm
Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës

19 Korrik, 2026 9:40 am
Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti

18 Korrik, 2026 10:23 pm
Protesta e bulevardit kundër “Kuvendit Kombëtar”: Jo negociata nëpër zyra
Aktualitet

Protesta e bulevardit kundër “Kuvendit Kombëtar”: Jo negociata nëpër zyra

18 Korrik, 2026 9:57 pm
Ish-drejtoresha e Postës vodhi 69 mln lekë, çfarë zbuluan pamjet filmike
Kronikë

Ish-drejtoresha e Postës vodhi 69 mln lekë, çfarë zbuluan pamjet filmike

18 Korrik, 2026 8:46 pm
Para

PD nis përgatitjet për protestën e 13 prillit

Aksidenti në Elbasan, ndërron jetë 50-vjeçari

Aksidenti në Elbasan, ndërron jetë 50-vjeçari

Zayn Malik rrëfen jetën seksuale me modelen Gigi Hadid: “Si 50 hijet e Grey-t!”

“Jam njeri i ndyrë!” Zayn Malik reagon pas deklaratës që shokoi fansat
















TE FUNDIT

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
20 Korrik, 2026

Partia Socialiste ka votuar ndryshimin e rendit të ditës në seancën plenare të këaaj të hëne, ndërsa kreu i PD...

Lexo më shumë

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë
20 Korrik, 2026

Qytetarë të shumtë janë mbledhur në protestë përpara Kuvendit, këtë  të hënë me thirrjet “Parlamenti i krimit”, “Rama jep dorëheqjen”...

Lexo më shumë

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA
20 Korrik, 2026

Spanja është shpallur kampione e botës në finalen e botërorit 2026 përvallë Argjentinës. Në një ndeshje që në fakt u...

Lexo më shumë

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
19 Korrik, 2026

Një sulm i ri iranian ndaj një impianti energjie dhe shkripëzimi të ujit në Kuvajt ka shkaktuar zjarr në objekt,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}