Një 35-vjeçar është gjetur i pajetë në afërsi të lagjes “18 Tetori” të Lushnjës.
Policia bën me dije se personi i cili është gjetur pa shenja jete është identifikuar me inicialet M. L.
35-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Lushnjë pas 5 ditësh, pasi babai i tij kishte bërë kallëzim për largim nga banesa të djalit që vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.