Bota

Liderët e BE-së konfirmojnë statusin e vendit kandidat për Bosnje e Hercegovinën



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:11 - 15/12/22 |
Opi Nion

Liderët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, në samitin që u mbajt më 15 dhjetor në Bruksel, konfirmuan statusin e vendit kandidat për Bosnje e Hercegovinën

“Këshilli Evropian mbështet konkluzionet Këshilli për Çështje të Përgjithshme i BE-së, të datës 13 dhjetor 2022, për procesin e zgjerimit dhe stabilizim-asociimit, dhe pranon t’i japë Bosnje e Hercegovinës statusin e vendit kandidat”, thuhet në konkluzionet e miratuara nga liderët e BE-së, në të cilat Evropa e Lirë pati qasje.

Vendimi për dhënien e statusit kandidat për Bosnjën tashmë është marrë nga ministrat përgjegjës për çështje evropiane në takimin e mbajtur më 13 dhjetor dhe konfirmimi i sotëm është vetëm zyrtarizmi i statusit të vendit kandidat.

Në tetor, Komisioni Evropian rekomandojë dhënien e statusit kandidat dhe anëtarësimin e plotë të Bosnjës në BE, por tha se shteti duhet të përmbushë disa kritere.

Në mesin e kritereve të vendosura për Sarajevën ishin miratimi i ndryshimeve në ligjet për gjykatat dhe prokuroritë, miratimi i një ligji për parandalimin e konfliktit të interesit, ndërmarrja e hapave konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, por edhe sigurimi i funksionimit të disa mekanizmave për përshtatjen e programeve kombëtare me ato të BE-së.

Me Bosnje e Hercegovinën bëhen nëntë shtetet që kanë zyrtarisht statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Shtetet tjera janë Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia, Turqia, Ukraina dhe Moldavia./ REL

Pas