Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përshtatën apartamentin për prostitucion, pranga shtetases kineze. Në kërkim …

2025/06/24 at 9:36 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Përshtatën apartamentin për prostitucion, pranga shtetases kineze. Në kërkim …

Kishin përshtatur për ushtrimin e prostitucionit, një apartament që e kishin marrë me qira, në Pogradec, vihet në pranga 1 shtetase kineze, shpallet në kërkim 1 tjetër po shtetase kineze.


Policia finalizoi pas 2 muajsh hetime operacionin policor i koduar “Last night”. Sipas uniformave blu është proceduar penalisht pronari i apartamentit, ndërkohë janë sekuestruar shuma parash të valutave të ndryshme, kartëmonedha të dyshuara false dhe 4 celularë.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve, si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë, gjatë dy muajve, për goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme të prostitucionit, finalizuan operacionin e koduar “Last night”.      

Si rezultat i këtij operacioni, u zbulua në lagjen nr. 1, Pogradec, një apartament i marrë me qira, që ishte përshtatur për ushtrimin e prostitucionit.  

Nga veprimet hetimore u identifikuan 2 shtetase kineze, organizatore të kësaj veprimtarie kriminale. Njëra prej tyre, shtetasja H. F., 61 vjeçe, u arrestua në flagrancë për veprat penale “Prostitucioni” dhe “Falsifikimi i monedhave”, ndërsa shtetasja tjetër, C. L., 46 vjeçe, banuese në Kinë, u shpall në kërkim. Punohet për kapjen e saj.   

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për pronarin e apartamentit, shtetasin L. Xh., 33 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shuma parash të valutave të ndryshme, kartëmonedha lekë të dyshuara të falsifikuara, që iu gjetën shtetases së arrestuar dhe 4 celularë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në bashkëpunim me Prokurorinë po vijojnë hetimet pasi dyshohet se ka shtetas të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale brenda dhe jashtë shtetit, nga ku kryheshin telefonatat dhe veprimet reklamuese për këtë veprimtari.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

 



Ju sugjerojmë

Tajlandë, 27 viktima nga zjarri në lokal, dhjetëra të plagosur
Bota

Tajlandë, 27 viktima nga zjarri në lokal, dhjetëra të plagosur

13 Korrik, 2026 1:57 pm
PD i drejtohet SPAK për koncertin e Kanye West, Balla: Gjetën një tjetër armik
Kryesore

PD i drejtohet SPAK për koncertin e Kanye West, Balla: Gjetën një tjetër armik

13 Korrik, 2026 1:39 pm
Ra nga shkëmbi në ujërat e lumit Mat, gjendet trupi i pajetë i 39-vjeçarit në Klos
Kronikë

Ra nga shkëmbi në ujërat e lumit Mat, gjendet trupi i pajetë i 39-vjeçarit në Klos

13 Korrik, 2026 12:37 pm
“Gati për votimin elektronik”, Gjiknuri: Komisioni do të kërkojë shtyrje të afatit
Politikë

“Gati për votimin elektronik”, Gjiknuri: Komisioni do të kërkojë shtyrje të afatit

13 Korrik, 2026 11:22 am
4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, PD kallëzon në SPAK Ramën dhe Gonxhen
Kryesore

4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, PD kallëzon në SPAK Ramën dhe Gonxhen

13 Korrik, 2026 11:18 am
Irani: Marina iraniane detyroi anijet amerikane të largoheshin nga Gjiri i Omanit
Bota

Sulmet amerikane, Irani: Ngushtica e Hormuzit është territori ynë

13 Korrik, 2026 10:53 am
Kuvendi rrëzon kërkesën e Kaprit për interpelancë me Lamallarin, deputeti: Censurë
Kryesore

Kuvendi rrëzon kërkesën e Kaprit për interpelancë me Lamallarin, deputeti: Censurë

13 Korrik, 2026 10:38 am
Rritet çmimi i naftës në bursa, një fuçi 103 dollarë
Bota

Sulmet SHBA-Iran, rritet çmimi i naftës

13 Korrik, 2026 10:16 am
Vala rekord e të nxehtit shkaktoi mbi 10 mijë vdekje shtesë në Europë
Bota

Vala rekord e të nxehtit shkaktoi mbi 10 mijë vdekje shtesë në Europë

13 Korrik, 2026 9:55 am
Rama në Forumin Ekonomik të Delfit: Nuk kemi qenë kurrë me afër BE-së
Kryesore

Samiti i Koalicionit të Vullnetarëve për Ukrainën, Rama niset drejt Parisit

13 Korrik, 2026 9:44 am
Para
Izraeli dhe Irani e pranojnë armëpushimin

Izraeli dhe Irani e pranojnë armëpushimin

OKB akuzon Izraelin për “shfarosjen” e palestinezëve

OKB akuzon Izraelin për "shfarosjen" e palestinezëve

Plagosi me thikë 23-vjeçarin në Tropojë, policia shpall në kërkim autorin

Plagosi me thikë 23-vjeçarin në Tropojë, policia shpall në kërkim autorin
















TE FUNDIT

Tajlandë, 27 viktima nga zjarri në lokal, dhjetëra të plagosur

Tajlandë, 27 viktima nga zjarri në lokal, dhjetëra të plagosur
13 Korrik, 2026

27 persona humbën jetën dhe mbi 60 të tjerë mbetën të plagosur, tetë prej tyre në gjendje kritike, pasi një...

Lexo më shumë

PD i drejtohet SPAK për koncertin e Kanye West, Balla: Gjetën një tjetër armik

PD i drejtohet SPAK për koncertin e Kanye West, Balla: Gjetën një tjetër armik
13 Korrik, 2026

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Taulant Balla, nuk i kurseu ironitë ndaj Partisë Demokratike. Ai u shpreh se arsyeja...

Lexo më shumë

Ra nga shkëmbi në ujërat e lumit Mat, gjendet trupi i pajetë i 39-vjeçarit në Klos

Ra nga shkëmbi në ujërat e lumit Mat, gjendet trupi i pajetë i 39-vjeçarit në Klos
13 Korrik, 2026

Është gjetur trupi i pajetë i 39-vjeçarit Erkin Lika, i cili humbi jetën pasi ra në ujërat e lumit Mat...

Lexo më shumë

“Gati për votimin elektronik”, Gjiknuri: Komisioni do të kërkojë shtyrje të afatit

“Gati për votimin elektronik”, Gjiknuri: Komisioni do të kërkojë shtyrje të afatit
13 Korrik, 2026

Gjatë diskutimit për raportin e KQZ për vitin 2025, Damian Gjiknuri tha se votimi elektronik është instrument për të cilin qeveria është...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}