Aktualitet

Përse Shqipëria nuk merr vaksinë anti-COVID nga Rusia dhe Kina?


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:31 - 01/02/21 |
Opi Nion

Në Shqipëri sot do të mbërrijnë 1170 doza nga kompania Pfizer, ndërsa pjesa tjetër e vaksinës prej 41 mijë dozash do të mbërrijë deri në fund të shkurtit.

Lidhur me vaksinat anti-COVID që do të përdoren tek qytetarët shqiptarë, ka folur kryeministri Edi Rama. Ai ka përjashtuar si mundësi marrjen e vaksinave nga Rusia dhe Kina, për aq kohë sa BE ka zgjedhur t’i refuzojë ato.

 “Sa i përket vaksinës ruse dhe kineze asnjë paragjykim të natyrës shkencore, respekt për shkencëtarët që i kanë dhënë jetë këtyre 2 vaksina, por zgjidhja jonë është që do të kërkojmë vaksina në krahun perëndimor dhe jo lindor. Është një zgjedhje e bërë prej nesh sepse e përsëris se këtu janë shumë komponent bashkë, nëse BE do të hapet ndaj këtyre  vaksinave ne do të shikojmë këtë qaje, për sa kohë është i mbyllur përballë këtyre vaksinave”,-tha Rama.

Kujtojmë se pak kohë më parë ambasada Ruse i ofroi ndihmë Shqipërisë duke thënë se janë të gatshëm që të sjellin doza të  Sputnik V në vendin tonë. Por, kjo ndihmë u mohua nga kreu i qeverisë, duke e cilësuar atë si një provokim./ Opinion.al

Pas