Aktualitet

COVID-19/ Manastirliu: Janë vaksinuar 650 mjekë e infermierë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:48 - 01/02/21 |
Opi Nion

E shoqëruar nga kryeministri Edi Rama, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bëri një përmbledhje të situatës së koronavirusit në vend gjatë një konference për mediat.

Manastirliu u shpreh se pavarësisht numrit të lartë të infektimeve, situata në vend është e qëndrueshme dhe nën kontroll.

Ajo tha se deri në këto momente janë vaksinuar 650 mjekë dhe infermierë, ndërkohë që me dozat e sapo mbërritura do të zgjerohet harta punonjësve spitalorë të vaksinuar.

“Kemi një rritje të infektimeve e cila pavarësisht rritjes së incidencës kemi një situatë të kontrolluar. Numri i të shtruarve në spitale është i qëndrueshme. Lufta nuk ka përfunduar. Po vijojmë punën për fuqizimin e kapaciteteve. Nuk jemi në një moment për të vendosur masa të reja kufizuese. Tashmë kemi të siguruar dozën e dytë për ekipet tona të spitaleve Covid. Kemi vaksinuar 650 mjekë dhe infermierë. Nga nesër nis doza e dytë dhe zgjerohet vaksinimi me mjekë dhe infermierë të tjerë. Kemi rritur pikat e testimit në mbarë vendin. Në Tiranë janë 10 pika testimi. Testimi i shpejtë ka realizuar një lehtësim për qytetarët”, u shpreh Manastirliu./ Opinion.al

Pas