Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përse po shpërthen Covid në një nga vendet më të vaksinuara në botë?

2021/05/16 at 8:02 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Përse po shpërthen Covid në një nga vendet më të vaksinuara në botë?

SEYCHELLES - APRIL 2, 2021: Passemgers leave a Boeing 777-300ER plane that has performed the first SU244 flight of Aeroflot - Russian Airlines to Mahe Island since the start of the COVID-19 pandemic. Aeroflot - Russian Airlines will operate scheduled flights to Seychelles on Fridays starting from April 2. Valery Sharifulin/TASS/Sipa USA

Një nga vendet më të vaksinuara në botë po përjeton një shpërthim të Covid-19.


Ndërsa shtetet e tjera po përpiqen të sigurojnë vaksina të mjaftueshme, Seishel janë në pozitë për t’u patur zili  sepse kanë imunizuar me të dyja dozat më shumë se 61.4% të popullsisë.  Por kjo nuk ka mjaftuar për të ndaluar përhapjen e Covid.

Gjatë muajit të kaluar, numrat e infektimeve janë rritur në arkipelagun e  Oqeanit Indian, duke bërë që autoritetet të vendosin kufizime në vendin e 98,000 banorëve. Të dhënat e bëra publike të enjten tregojnë se ka më shumë se 2,700 raste aktive.

Nga rastet aktuale aktive, 33% janë vaksinuar plotësisht, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

Ekspertët dhe zyrtarët lokalë, megjithatë, thonë se shpërthimi I Covid në Seishel nuk është një shenjë se vaksinat nuk po funksionojnë.

Sido që të jetë, shteti tropikal është një kujtesë se edhe vendet me nivele të larta të vaksinimit nuk mund të heqin dorë nga mbrojtja kundër Covid.

Situata në Seishel

Pak më shumë se një muaj më parë, Seishel ishte një vend aq i sigurt me trajtimin e Covid-19 saqë hoqi kufizimet për shumicën e turistëve.

Me pak raste dhe një fushatë vaksinimi masiv në zhvillim, vendi i varur nga turistët rihapi kufijtë e tij për pothuajse të gjithë udhëtarët ndërkombëtarë, që do të thotë kushdo me një test negativ PCR mund të hyjë në vend pa karantinuar. Ishte një hap vendimtar për një vend ku turizmi gjeneron direkt ose indirekt rreth 72% të PBB-së dhe punëson më shumë se 30% të popullsisë. Deri në atë moment, vendi kishte raportuar më pak se 3,800 raste dhe 16 vdekje.

Që atëherë, rastet totale janë dyfishuar në 9,184 raste dhe 32 vdekje, sipas shifrave të Ministrisë së Shëndetësisë të lëshuara në një konferencë shtypi të Enjten.

Nuk është e qartë se çfarë çoi në përhapjen, megjithëse Sylvestre Radegonde, Ministri i Punëve të Jashtme dhe Turizmit, tha se virusi ka gjasa të ketë qenë në vend gjatë gjithë kohës dhe ishte përhapur pasi vaksinimi i bënte njerëzit më të shkujdesur. Gjurmimi dhe testimi i përmirësuar i kontakteve gjithashtu i kishte ndihmuar autoritetet të kapnin më shumë raste.

“Gjatë muajve të fundit, pas vaksinimit, njerëzit kanë parë që çdokush që infektohet nuk po sëmuret rëndë, askush nuk po vdes, askush nuk ka  shumë ndërlikime,” tha ai.

Seishel po përdor vaksinën kineze Sinopharm dhe Covishield një variant i AstraZeneca, prodhuar në Indi. Nga të gjithë njerëzit e vaksinuar plotësisht, 57% morën Sinopharm, e cila iu dha personave të moshave nga 18 deri në 60 vjeç, ndërsa 43% morën Covishield, e cila iu dha personave mbi 60 vjeç.

Rreth 37% e rasteve pozitive që nga 8 maji ishin vaksinuar plotësisht, tha qeveria, megjithëse nuk ka publikuar të dhëna se cilat vaksina kanë marrë. “Rreth 20% e atyre që u shtruan në spital për trajtim ishin vaksinuar, por rastet e tyre nuk ishin serioze”, tha Ministria e Shëndetësisë të hënën. Pothuajse asnjë nga rastet kritike dhe të rënda që kërkojnë kujdes intensiv nuk ishin vaksinuar dhe askush që është vaksinuar nuk ka vdekur nga Covid-19.

Radegonde tha të enjten se vetëm dy persona në gjithë vendin janë në kujdes intensiv.

“Përfundimi është se vaksinat po mbrojnë njerëzit. Ata që janë vaksinuar nuk po zhvillojnë ndonjë komplikacion,” tha Radegonde. “Ne mbetemi të sigurt se vaksinat – të dyja – e kanë ndihmuar vendin. Gjërat do të kishin qenë më keq”, u shpreh ai./Opinion.al

 

Etiketa: covidseishelVaksina


Ju sugjerojmë

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
Aktualitet

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

24 Korrik, 2026 7:49 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

24 Korrik, 2026 5:11 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

24 Korrik, 2026 4:34 pm
Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
Aktualitet

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

24 Korrik, 2026 1:06 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier

24 Korrik, 2026 12:15 pm
Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë
Aktualitet

Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë

23 Korrik, 2026 4:11 pm
Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve
Te Fundit

Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve

23 Korrik, 2026 4:04 pm
Kërkoi zëvendësimin e masës, GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt, ish-ministri mbetet në burg 
Aktualitet

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu me garanci pasurore

23 Korrik, 2026 3:54 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para Kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:58 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:55 pm
Para
Zgjedhjet/ Basha me kryesinë: Nuk duhet drejtuar gishti në këtë sallë  

13 Qershori për zgjedhjen e kryetarit, data miratohet nga kryesia e PD

Dy aksidente në 20 minuta në Tiranë,plagoset një i moshuar dhe një i mitur

Tiranë/Përplasen dy makina, dërgohet në spital 35-vjeçarja

Nishani: Gjysma e së vërtetës është dështimi ynë, PD në moment dëshpërimi

Nishani: Gjysma e së vërtetës është dështimi ynë, PD në moment dëshpërimi
















TE FUNDIT

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
24 Korrik, 2026

Pas disa orësh në sallën e operacionit, 55-vjeçarja Bejlere Plaka nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka...

Lexo më shumë

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
24 Korrik, 2026

35-vjeçari Refit (Nertil) Buzi, i dyshuar për ngjarjen e rëndë në Roskovec,ka vrarë veten me armë zjarri pas disa orësh...

Lexo më shumë

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
24 Korrik, 2026

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, Erion Ahmeti në një deklaratë për mediat ka zbuluar detaje lidhur me operacionin...

Lexo më shumë

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
24 Korrik, 2026

Në mbledhjen e zgjeruar të grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetit qeveritar, Kryeministri Rama ka komentuar protestat që po...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}