Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përse akuzohet Hashim Thaçi?

2020/11/05 at 6:47 PM
në Kryesore, Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 3 min
A A
Përse akuzohet Hashim Thaçi?

Nga Blendi Fevziu

Kosova ndodhet sot në një nga momentet më të vështira dhe më problematike të pas pavarësisë së saj.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Azem Syla dhe drejtues të tjerë të lartë të UÇK-së në vitet 1997 – 1999 dhe politikanë të rëndësishëm të Kosovës së pavarur, nisën sot një betejë të vështirë dhe të gjatë ligjore. Ata duhet të vërtetojnë përpara Gjykatës Speciale, jo vetëm pafajësinë e tyre individuale, por edhe atë të Luftës së Kosovës dhe forcës ushtarako – politike që i takonin në atë kohë. Po. Kjo është e vërteta e vetme, që nuk duhet ngatërruar me thëniet se lufta e Kosovës ishte e drejtë dhe e pastër, por liderët e saj ishin pis. Hashim Thaçi dhe të tjerë nuk po akuzohen për krime individuale, që janë të dënueshme në çdo kohë e çdo rrethanë, por për linjën e komandimit si drejtues të rëndësishëm politikë dhe ushtarakë të UÇK – së. Thënë ndryshe, ata po akuzohen për një platformë kolektive dhe të organizuar të krimeve të luftës, që unë jam i bindur që s’ka ekzistuar kurrë. Po akuzohen, sipas shtypit, me dokumenta të Prokurorisë serbe të Millosheviçit dhe me dëshmitarë ish oficerë policorë që kanë përgjegjësi për ngjarjet e rënda të viteve 1998 – 1999 në Kosovë.

Ata duhet të përgjigjen për luftën e tyre, duke mbrojtur bazën mbi të cilën është ngritur Republika e Kosovës sot.

Lufta e Kosovës nuk ishte lufta e një popullsie të shtypur dhe të dhunuar mbi baza etnike! Lufta e Kosovës ishte një shembull i jashtëzakonshëm i rezistencës; ishte një model botëror se si kurajoja dhe krenaria, mund të dominojnë mbi shtypjen edhe kur kjo duket më e fuqishme. Ajo nuk ishte vetëm lufta e shqiptarëve. Ajo ishte një luftë morale dhe etike, që provokoi një debat të madh botëror. Ishte një luftë të cilën ne e përballëm krah SHBA, Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Francës, Italisë, Australisë, Zelandës së Re, Holandës dhe vendeve të tjera, demokratike të botës. E përballëm si një kauz morale, dhe patëm të drejtë.

Unë kam bindjen, dhe besoj se këtu bashkohen edhe shumica e shqiptarëve, se UÇK dhe shqiptarët s’kanë pasur kurrë një platformë të organizuar për krime kundër njerëzimit. Kundër civilëve të çdo etnije qofshin ata. Në këto 20 vite gjykata të ndryshme ndërkombëtare kanë gjetur përgjegjësi individuale, por asnjëherë një platformë kolektive kriminale të UÇK-së. Besoj dhe shpresoj që edhe këtë herë do të jetë e njëjtë.

Hashim Thaçi nuk po akuzohet as si President i Kosovës, as si ish-Kryeministër, as si politikan i mirë apo i keq. Hashim Thaçi po akuzohet se në ditën më të vështirë të vendit të tij zgjodhi t’i bashkohet UÇK-së dhe të marrë përgjegjësi politike në të. Zgjodhi të luftojë dhe jo të nënshtrohet. Zgjodhi të ishte fitimtar dhe jo humbës i përjetshëm.

Thaçi dhe të tjerët nuk po gjykohen për atë që janë sot, por për atë që ishin dje. Nuk po gjykohen se janë pjesë e disa formacioneve politike me simpatitë dhe antipatitë e tyre, por se në momentin më të rëndësishëm të historisë së vendit të tyre dhe të gjithë shqiptarëve ishin në anën e duhur të historisë. Po dënohen sepse në murin e varfër të historisë shqiptare, e vendosën UÇK-në dhe luftën e Kosovës si një stoli të rrallë dhe krenare.

Ndaj unë besoj se mirënjohja e shqiptarëve s’do t’ju mungojë kurrë, ashtu si kurajoja për të vërtetuar edhe ligjerisht, se duke akuzuar luftën e një populli, po gabohet sërish.

Ju sugjerojmë

Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë
Bota

Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë

8 Qershor, 2025 7:01 pm
Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”
-Jetë dhe Stil

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”

8 Qershor, 2025 6:27 pm
Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit
-Jetë dhe Stil

Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit

8 Qershor, 2025 5:56 pm
Mashtrim duke përdorur emrin e Postës, Autoritetet: Ju vjedhin të dhënat bankare
Kronikë

Mashtrim duke përdorur emrin e Postës, Autoritetet: Ju vjedhin të dhënat bankare

8 Qershor, 2025 5:27 pm
Protestat, 2 mijë ushtarë vendosen në Los Angeles me urdhër të Trump
Bota

Protestat, 2 mijë ushtarë vendosen në Los Angeles me urdhër të Trump

8 Qershor, 2025 5:11 pm
Babai i Elon Musk në Moskë, flet për debatin e të birit: Bëri një gabim me Trump
Bota

Babai i Elon Musk në Moskë, flet për debatin e të birit: Bëri një gabim me Trump

8 Qershor, 2025 5:06 pm
Spanjë/ Protesta kundër qeverisë së “Sanchez”, thirrje për zgjedhje të parakohshme
Bota

Spanjë/ Protesta kundër qeverisë së “Sanchez”, thirrje për zgjedhje të parakohshme

8 Qershor, 2025 4:56 pm
Tom Cruise futet në Librin e Rekordeve Guinness
InstaBIZ

Tom Cruise futet në Librin e Rekordeve Guinness

8 Qershor, 2025 4:53 pm
VIDEO/ Ndeshja ndaj Serbisë, çfarë ndodhi mes tifozit shqiptar dhe gazetarit serb
Sport

VIDEO/ Ndeshja ndaj Serbisë, çfarë ndodhi mes tifozit shqiptar dhe gazetarit serb

8 Qershor, 2025 4:45 pm
Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
Bota

Musk flet për krijimin e një partie të re në SHBA, Trump: Do ketë pasoja të rënda

8 Qershor, 2025 4:38 pm
Para
Bie nga lartësia, humb jetën 30-vjeçari në Përmet

Bie nga lartësia, humb jetën 30-vjeçari në Përmet

FOTO/ Tre persona me origjinë shqiptare të arrestuar për sulmin në Vjenë

FOTO/ Tre persona me origjinë shqiptare të arrestuar për sulmin në Vjenë

Osmani: Viktimat dhe agresorët nuk barazohen, krimet i kreu Serbia

Osmani: Viktimat dhe agresorët nuk barazohen, krimet i kreu Serbia

TE FUNDIT

Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë

Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë
8 Qershor, 2025

Trupat e Gardës Kombëtare mbërritën në Los Angeles në orët e para të mëngjesit të së dielës, pasi presidenti Donald...

Lexo më shumë

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”
8 Qershor, 2025

Liqeni Natron ndodhet përgjatë Sistemit të Rifteve të Afrikës Lindore, një kufi pllakash tektonike divergjente që po e copëton Pllakën...

Lexo më shumë

Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit

Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit
8 Qershor, 2025

Një bel i hollë nuk shërben vetëm për të ulur rrezikun e diabetit apo sëmundjeve kardiovaskulare, por edhe për të...

Lexo më shumë

Mashtrim duke përdorur emrin e Postës, Autoritetet: Ju vjedhin të dhënat bankare

Mashtrim duke përdorur emrin e Postës, Autoritetet: Ju vjedhin të dhënat bankare
8 Qershor, 2025

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka ndërmarrë menjëherë masa për të bllokuar një skemë mashtruese që synonte vjedhjen e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com