Kronikë

Bie nga lartësia, humb jetën 30-vjeçari në Përmet


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:16 - 05/11/20 |
Al Do

Një i ri ka humbur jetën tragjikisht në Përmet. Bëhet me dije se 30-vjeçari, Endrit Baçi nga fshati Kutal i Përmetit ka humbur jetën teksa udhëtonte me biçikletë.

Mësohet se ai ishte duke udhëtuar me biçikletën e tij mbi pasarelën pranë fshatit Kutal dhe dyshohet se ka rrëshkitur nga 10 metra lartësi duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Ai ishte larguar i vetëm nga banesa e tij dhe kanë qenë banorët e fshatit që kanë parë trupin e tij të pajete poshtë një ure.

Përveçse aksidentale, nuk përjashtohet as mundësia që i riu të jetë hedhur vetë nga lartësia./Opinion.al

Pas