Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përplasje me Azerbajxhanin,Kryeministri armen:Gati për të mbrojtur atdheun

2020/09/27 at 10:02 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Përplasje me Azerbajxhanin,Kryeministri armen:Gati për të mbrojtur atdheun

Armenia deklaroi gjendje lufte dhe mobilizim të përgjithshëm luftarak pas përleshjeve me Azerbajxhanin mbi enklavën Nagorno-Karabak, tha të dielën Kryeministri Nikol Pashinyan

“Bëhuni gati për të mbrojtur atdheun tonë të shenjtë”, tha në Facebook Kryeministri Nikol Pashinyan.

Armenia dhe Azerbajxhani njoftuan luftime të ashpra rreth enklavës Nagorno-Karabak mëngjesin e së dielës. Kjo zonë ka një shumicë popullsie armene, por ndodhet tërësisht brenda Azerbajxhanit.

Armenia akuzoi Azerbajxhanin fqinj për sulme ndaj vendbanimeve civile në rajonin e diskutueshëm.

“Përgjigja jonë do të jetë e njëjtë dhe udhëheqja ushtarako-politike e Azerbajxhanit mban përgjegjësi të plotë për situatën”, tha përmes një deklarate Ministria e Mbrojtjes së Armenisë.

Ministria tha gjithashtu se forcat e saj kishin rrëzuar dy helikopterë luftarakë të Azerbajxhanit dhe tre dronë, pasi forcat e atij vendi filluan të bombardonin enklavën e shkëputur, përfshi edhe kryeqytetin e saj Stepanakert.

Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit tha nga ana tjetër se kishte filluar një operacion ushtarak përgjatë “vijës së kontaktit” mes dy vendeve “për të shtypur veprimtarinë luftarake të Armenisë dhe për të garantuar sigurinë e popullsisë”.

Ministria konfirmoi rrëzimin e vetëm një helikopteri azerbajxhanas dhe tha se ekuipazhi kishte shpëtuar.

Bashkëkryetarët e Grupit të Minskut-OSBE (Igor Popov i Federatës Ruse, Stephane Visconti e Francës, dhe Andreë Schofer i Shteteve të Bashkuara të Amerikës) shprehën shqetësimin e tyre të thellë rreth “veprimeve ushtarake në shkallë të gjerë përgjatë vijës së kontaktit në zonënë e konfliktit në Nagorno-Karabak”, përmes një deklerate të përbashkët të dielën.

“Dënojmë fuqishëm përdorimin e forcës dhe na vjen keq për humbjen e jetëve, përfshi popullsinë civile”, shkruanin ata. Ata u bënë thirrje palëve që të ndërpresin menjëherë luftimet dhe të rifillojnë negociatat për të gjetur një zgjidhje të qendrueshme të konfliktit.

Ata po u bëjnë thirrje palëve në konflikt që të marrin “masat e nevojshme për të stabilizuar situatën në terren”, duke shtuar se “nuk ka asnjë aleternativë tjetër për një zgjidhje paqësore të negociuar të konfliktit”.

Përpjekjet e paqes në konfliktin në Nagorno-Karabak, të ndërmjetësuara nga “Grupi i Minskut”, dështuan në vitin 2010.

Seperatistët armenë morën nga Azerbajxhani zonën Nagorno-Karabak gjatë një lufte të përgjakshme në vitet 1990-të ku u vranë 30 mijë njerëz.

Bisedimet për të zgjidhur konfliktin janë ndërprerë që nga marrëveshja e armëpushimit të vitit 1994 mes Armenisë, Azerbajxhanit dhe enklavës Nagorno-Karabak./VOA

Ju sugjerojmë

Skandali me subvencione shkakton krizë qeveritare në Greqi
Rajoni

Skandali me subvencione shkakton krizë qeveritare në Greqi

2 Korrik, 2025 8:45 am
Trump arrin në samitin e NATO,aleatët zotohen për rritje të shpenzimeve në mbrojtje
Bota

Trump i bën thirrje Hamasit të pranojë propozimin për armëpushim 60-ditor

2 Korrik, 2025 8:37 am
Parku Arkeologjik Nënujor i Durrësit, Rama: Çdo valë mbart një kujtim të lashtë
Aktualitet

Parku Arkeologjik Nënujor i Durrësit, Rama: Çdo valë mbart një kujtim të lashtë

2 Korrik, 2025 8:32 am
Fermerët shqiptarë po braktisin kafshët për bletët, pse po rritet numri i koshereve
Aktualitet

Fermerët shqiptarë po braktisin kafshët për bletët, pse po rritet numri i koshereve

2 Korrik, 2025 8:25 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit, 2 korrik 2025

2 Korrik, 2025 8:21 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 2 korrik 2025

2 Korrik, 2025 8:12 am
Mjaltë me apo pa hile? Ja si i përgjigjet bletari në Opinion pyetjes më të shpeshtë
-U tha në Opinion

Mjaltë me apo pa hile? Ja si i përgjigjet bletari në Opinion pyetjes më të shpeshtë

1 Korrik, 2025 11:03 pm
Presidenti Duka pret në takim Presidentin e Federatës Ganeze të Futbollit
Sport

Presidenti Duka pret në takim Presidentin e Federatës Ganeze të Futbollit

1 Korrik, 2025 10:23 pm
Macron bisedë telefonike me Putin: Prano armëpushimin në Ukrainë!
Bota

Macron bisedë telefonike me Putin: Prano armëpushimin në Ukrainë!

1 Korrik, 2025 9:46 pm
“Lufta po afrohet”, familjet ukrainase sërish me valixhe nëpër duar
Bota

“Lufta po afrohet”, familjet ukrainase sërish me valixhe nëpër duar

1 Korrik, 2025 9:33 pm
Para
Rriten frikshëm rastet në Francë, kalojnë 4 mijë. Macron: Nuk ka mbyllje

Studimi/ 5 kriteret që vendet duhet të ndjekin para se të lirojnë masat

Moti i keq në Itali/ Shira, erë dhe dëborë

Moti i keq në Itali/ Shira, erë dhe dëborë

Trump vendos për kthesë djathtas në Gjykatën Supreme

Trump vendos për kthesë djathtas në Gjykatën Supreme

TE FUNDIT

Skandali me subvencione shkakton krizë qeveritare në Greqi

Skandali me subvencione shkakton krizë qeveritare në Greqi
2 Korrik, 2025

Prej mëse një jave opinioni publik grek po tronditet nga një aferë me subvencione agrare të përfituara ilegalisht nga BE....

Lexo më shumë

Trump i bën thirrje Hamasit të pranojë propozimin për armëpushim 60-ditor

Trump arrin në samitin e NATO,aleatët zotohen për rritje të shpenzimeve në mbrojtje
2 Korrik, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, u bëri thirrje militantëve të Hamasit - grup i shpallur terrorist nga SHBA-ja...

Lexo më shumë

Parku Arkeologjik Nënujor i Durrësit, Rama: Çdo valë mbart një kujtim të lashtë

Parku Arkeologjik Nënujor i Durrësit, Rama: Çdo valë mbart një kujtim të lashtë
2 Korrik, 2025

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga Parku Arkeologjik Nënujor i Durrësit. Përmes një postimi në rrjete sociale, Rama e...

Lexo më shumë

Fermerët shqiptarë po braktisin kafshët për bletët, pse po rritet numri i koshereve

Fermerët shqiptarë po braktisin kafshët për bletët, pse po rritet numri i koshereve
2 Korrik, 2025

Fermerët po zhvendosen gjithnjë e më shumë nga blegtoria drejt bletarisë për shkak të kostove më të ulëta dhe fitimeve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com