-Shëndeti

Studimi/ 5 kriteret që vendet duhet të ndjekin para se të lirojnë masat


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:34 - 27/09/20 |
Opi Nion

Një analizë e situatës Covid në botë e publikuar në revistën mjekësore “The Lancet” vendos 5 kushte për vendet që duan të lehtësojnë masat e marra kundër koronavirusit.

Sipas studimit 5 kriteret që duhen patur parasysh në këtë situatë janë:

1) Njohje e plotë e situatës epidemiologjike në vend

2) Përfshirja e komunitetit

3) Gjendja e shëndetit publik

4) Situata e sistemit shëndetësor

5) Kontrolli i kufijve

Studimi është bazuar në shembullin e 9 vendeve që kanë filluar relaksimin e masave që ata kanë marr ndaj qytetarëve të tyre: Hong Kongu, Japonia, Zelanda e Re, Singapori, Korea e Jugut, Gjermania, Norvegjia, Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar.

Studiuesit kanë gjetur se shumë qeveri nuk i kanë përmbushur kriteret e nevojshme për të evituar një valë të dytë infektimi, si Spanja, Gjermania apo Anglia. “Faktet janë të qarta. Në vendet ku ne shohim një rikthim të numrit të rasteve, vendet janë hapur shumë shpejt” tha për CNN International Martin Mackey, një nga autorët e studimit dhe profesor i Shëndetit Publik Europian në Londër.

Sipas këtij studimi, një sistem efektiv për identifikimin kontrollin, gjurmimin, izolimin dhe suportin e rasteve është i nevojshëm për rikthimin e vendit në normalitet.

“Vendet nuk po veprojnë mirë në këtë drejtim. Anglia po vepron shumë keq, por edhe Spanja e Franca nuk janë duke vepruar mirë”, ka vazhduar profesori.

Studimi merr në konsideratë faktin që çdo vendim për të lehtësuar masat duhet të bazohet në kombinimin e situatës epidemiologjike me pasojat ekonomike e sociale të shtrëngimeve. Gjithashtu studimi doli në përfundimin se vende si Singapori, Norvegjia dhe Spanja lejuan ekspertët të vendosnin, pa marr parasysh kriteret publike.

Vende të tjera si Japonia, Gjermania, Korea e Jugut e në disa raste edhe Britania janë duke shtrënguar apo rivendosur masa bazuar në të dhënat epdiemiologjike.

“Në një pikë ne mund t’i ndajme vendet në dy kategori: në ato të pndemisë dhe në ato të SARS / MERS. Mënyra e të menduarit e vendeve aziatike ishte në thelb kjo: Është një sëmundje që ne duhet ta menaxhojmë, përndryshe do të zhvillohet shumë. Ndërkohë në vendet e perëndimit e kemi trajtuar pandeminë si një çështje për të cilën nuk duhet të shqetësohemi shumë”, tha Mackey./Opinion.al

 

Pas