Rritja e tensioneve mes SHBA dhe Iranit ka bërë që i dërguari i posaçëm i Amerikës, Brian Hook, të zhvilloj bisedime me diplomatë të lartë francezë, gjermanë dhe britanikë në Paris.
Vendet evropiane po përpiqen të shpëtojnë një marrëveshje të rëndësishme bërthamore të vitit 2015 me Iranin.
Evropianë janë shprehur dhe mëherët që Irani dhe SHBA mos përshkallëzojnë edhe më tepër tensionet mes tyre.
Ambasadori i Iranit në OKB i kërkoi Britanisë, Francës dhe Gjermanisë të ndërmarrin hapa praktikë për të ruajtur marrëveshjen.
Irani ka thënë se do të pasurojë uraniumin përtej kufijve që parasheh marrëveshja pas ri-vendosjes së sanksioneve nga ana e Uashingtonit./ Opinion.al E.Xh.