Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kosovë/ Gjykata Kushtetuese: Ligji për bisedimet me Serbinë, jo kushtetues

2019/06/27 at 3:12 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Kosovë/ Gjykata Kushtetuese: Ligji për bisedimet me Serbinë, jo kushtetues

Gjykata Kushtetuese e Kosovës, tha të enjten se ligji për Detyrat, Përgjegjësitë dhe Kompetencat e Delegacionit Shtetëror të Kosovës në Procesin e Dialogut me Serbinë, është i papajtueshëm me Kushtetutën e Kosovës.


Vendimi i Gjykatës Kushtetuese pasoi kërkesën e 15 marsit të partive opozitare Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje për vlerësimin e këtij ligji i cili bashkë më platformën e Kosovës për bisedimet me Serbinë, u miratua në fillim të muajit mars.

Në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese thuhet se “delegacioni shtetëror, i cili është themeluar me Ligjin e kontestuar, nuk është i paraparë me Kushtetutë dhe nuk është i paraparë brenda formës së qeverisjes dhe ndarjes së pushtetit. Si i tillë, delegacioni shtetëror nuk mund të përfshihet në ndërveprimin e ndarjes, kontrollit dhe balancimit të pushteteve, gjegjësisht strukturën e ndarjes së pushtetit, sikurse është e përcaktuar me nenin 4 të Kushtetutës”.

Më tej në vendim thuhet se gjykata ka gjetur që “bartja e kompetencave të institucioneve kushtetuese tek ‘mekanizmi i posaçëm’ i krijuar me Ligjin e kontestuar, është ndërhyrje në ushtrimin e kompetencave të institucioneve të përcaktuara me Kushtetutë dhe nuk është në pajtim me vlerat demokratike dhe të sundimit të ligjit, të përcaktuara me nenin 7 të Kushtetutës, sepse i vesh delegacionit shtetëror funksione të cilat nuk përkojnë me dispozitat kushtetuese”.

Gjykata po ashtu konstaton se me normat kushtetuese në mënyrë të qartë se përgjegjësitë “për të dialoguar me një shtet të tretë, nuk mund të barten tek delegacioni shtetëror si ‘mekanizëm i posaçëm’ përmes një akti më të ulët juridik, siç është Ligji i kontestuar”.

Mes tjerash në vendim theksohet se “përfaqësimi në sferën e politikës së jashtme është detyrë e institucioneve kushtetuese të Republikës së Kosovës. Kjo kompetencë është e përcaktuar me Kushtetutë dhe nënkupton, para së gjithash, që çdo negocim apo veprim tjetër që ka të bëjë me lidhjen e marrëveshjeve ndërkombëtare në emër të Republikës së Kosovës, duhet të jetë brenda detyrimeve kushtetuese që kanë institucionet e Republikës së Kosovës”.

Gjykata, thuhet në njoftim, njëzëri vendosi se “ligji i kontestuar, në tërësinë e tij, është i papajtueshëm me Kushtetutën”.

Delegacioni i Kosovës për bisedimet me Serbinë ishte miratuar në parlament në muajin dhjetor të vitit të kaluar. Në krye të tij qenë emëruar zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj dhe kryetari i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti. Ligji që u shpall sot jo kushtetues përcaktonte detyrat e këtij delegacioni në bisedime.

Krijimi i delegacionit të Kosovës për bisedimet me Serbinë dhe platforma për këto bisedime, pasoi debatet e ashpra që pasuan idetë e hedhura verën e vitit të kaluar për prekje kufijsh si rrugë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Miratimi i platformës e cila siç thuhet, synon të caktojë vijat e kuqe të Kosovës në bisedime dhe zgjidhjen e të gjitha çështjeve të hapura me Serbinë për të siguruar njohjen e pavarësisë së Kosovës si dhe themelimi i delegacionit shtetëror, qenë vlerësuar një hap me rëndësi për procesin nga partitë politike në pushtet në Kosovë. Por, opozita kishte vlerësuar se veprimet janë kundërkushtetuese.

Beogradi e kishte vlerësuar miratimin e platformës si “gozhdën e fundit në arkivolin e bisedimeve”.

Procesi i bisedimeve mbetet i pezulluar për shkak se Beogradi kushtëzon vazhdimin e tyre me heqjen e tarifave ndaj mallrave serbe që qeveria e Kosovës i vendosi në nëntor të vitit të kaluar.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara kërkojnë pezullimin e tarifave në mënyrë që t’u hapet rrugë bisedimeve dhe arritjes së një marrëveshjeje, që shihet vështirë e arritshme për shkak të qëndrimeve tërësisht të kundërta të palëve, të cilën bën që të dështojë edhe një nismë e Francës dhe Gjermanisë për një takim në Paris më 1 korrik në përpjekje për ripërtëritjen e procesit të bisedimeve./ Burimi: VOA



Ju sugjerojmë

Qëlloi për vdekje 40-vjeçarin, publikohet fotoja e autorit të krimit në Laç
Kronikë

Qëlloi për vdekje 40-vjeçarin, publikohet fotoja e autorit të krimit në Laç

10 Korrik, 2026 10:54 am
Vrasja në Laç/ Shpallet në kërkim autori, me precedentë të theksuar penalë
Kronikë

Vrasja në Laç/ Shpallet në kërkim autori, me precedentë të theksuar penalë

10 Korrik, 2026 10:14 am
Lufta/ Izraeli informon SHBA-të: Irani planifikon të vrasë Trumpin
Bota

Lufta/ Izraeli informon SHBA-të: Irani planifikon të vrasë Trumpin

10 Korrik, 2026 10:07 am
Kush mund të jetë kryeministri i ardhshëm i Britanisë së Madhe?
Bota

Kush mund të jetë kryeministri i ardhshëm i Britanisë së Madhe?

10 Korrik, 2026 9:27 am
Vrasja e 40-vjeçarit, autori i shpallur në kërkim me disa identitete
Kronikë

Vrasja e 40-vjeçarit, autori i shpallur në kërkim me disa identitete

10 Korrik, 2026 9:12 am
Vrasja e komandantit të marinës iraniane, Netanyahu: Kishte shumë gjak në duar
Bota

Netanyahu: Sulmi ndaj Iranit është si heqja e kancerit nga trupi

10 Korrik, 2026 8:18 am
Rriten temperaturat në vendin tonë, ja sa pritet të shënojë termometri sot
Kryesore

Rriten temperaturat në vendin tonë, ja sa pritet të shënojë termometri sot

10 Korrik, 2026 8:12 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

10 Korrik, 2026 8:11 am
18-vjeçarja vetëplagoset me armë zjarri, arrestohen 2 persona
Kronikë

Vritet me armë zjarri një person në Laç

9 Korrik, 2026 10:55 pm
Tërmeti shkatërrues, Venezuela i kërkon Britanisë kthimin e arit
Bota

Tërmeti shkatërrues, Venezuela i kërkon Britanisë kthimin e arit

9 Korrik, 2026 10:25 pm
Para
Presidenti të negociojë për krizën? Spiropali: Të këshillonte Kryemadhin

Spiropali pyet Metën: Kush do t'i organizojë zgjedhjet në tetor

Cakaj shpërfill vendimin e KiE: Problematikë logjistike organizatash

Cakaj: KiE njohu 30 qershorin si datë legjitime zgjedhjesh

Ngacmoi seksualisht dhjetëra gra, futbollisti përjashtohet nga skuadra

Ngacmoi seksualisht dhjetëra gra, futbollisti përjashtohet nga skuadra
















TE FUNDIT

Qëlloi për vdekje 40-vjeçarin, publikohet fotoja e autorit të krimit në Laç

Qëlloi për vdekje 40-vjeçarin, publikohet fotoja e autorit të krimit në Laç
10 Korrik, 2026

Është publikuar fotoja e Emiljan Sutit, i njohur edhe me emrin Artur Suti, i cili është shpallur në kërkim nga...

Lexo më shumë

Vrasja në Laç/ Shpallet në kërkim autori, me precedentë të theksuar penalë

Vrasja në Laç/ Shpallet në kërkim autori, me precedentë të theksuar penalë
10 Korrik, 2026

Policia ka zbardhur vrasjen e 40-vjeçarit Ilir Gjini, i njohur edhe me mbiemrat alias Lika, Kokaj dhe Nure, i cili...

Lexo më shumë

Lufta/ Izraeli informon SHBA-të: Irani planifikon të vrasë Trumpin

Lufta/ Izraeli informon SHBA-të: Irani planifikon të vrasë Trumpin
10 Korrik, 2026

Izraeli thuhet se ka ndarë me Shtetet e Bashkuara informacione të reja të inteligjencës, sipas të cilave Irani po shqyrton...

Lexo më shumë

Kush mund të jetë kryeministri i ardhshëm i Britanisë së Madhe?

Kush mund të jetë kryeministri i ardhshëm i Britanisë së Madhe?
10 Korrik, 2026

Andy Burnham ka hedhur një tjetër hap drejt të qenit lideri i ardhshëm i Partisë Laburiste dhe kryeministër, pasi shumica...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}