Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përplasja mes Erdogan dhe Macron, Franca tërheq ambasadorin nga Turqia

2020/10/25 at 8:45 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Përplasja mes Erdogan dhe Macron, Franca tërheq ambasadorin nga Turqia

Parisi ka tërhequr ambasadorin nga Ankaraja. Ky ishte reagimi diplomatik francez pas një sulmi verbal të presidentit Erdogan ndaj presidentit francez, që e akuzoi Macron për armiqësi ndaj islamit dhe se duhet të kontrollojë gjendjen mendore.

Deklaratat e ashpra të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan i kanë rritur tensionet mes Turqisë dhe Francës. Si pasojë Franca tërhoqi ambasadorin e saj nga Turqia. Presidenti Macron e argumentoi këtë hap me sulmet e presidentit turk. Deklaratat e tij janë të “papranueshme”, u shpreh presidenca franceze për agjencinë AFP. Ambasadori u tërhoq për këshillime me presidentin. Me këtë synohet të dërgohet “një sinjal i fortë” drejt Ankarasë, u tha.” Humbja e masës dhe pagdhendshmëria nuk janë metoda”, theksohet nga presidenca franceze. Erdogan duhet të ndryshojë kursin e tij politik, sepse “ai është në çdo kuptim i rrezikshëm”.

Fyerjet personale të Erdoganit

Të shtunën (24.10) në një kongres të partisë së tij, AKP në Kayseri në Anadollinë Qendrore, Erdogan bëri fjalë për “shenja shqetësuese të rritjes së armiqësisë kundër islamit në Europë”. Si shembull ai ndër të tjera mori edhe presidentin Macron, që pas vrasjes së mësuesit Samuel Paty para një javë i shpalli luftë islamizmit radikal në Francë. Paty u vra nga një nxënës me rrënjë ruso-çeçene, pasi kishte treguar në orën e mësimit për të ilustruar temën e lirisë së mendimit karikaturat e profetit Mohamed.

Macron kishte thënë në ceremoninë e përshpirtshme për mësuesin të mërkurën, se “ne nuk do të heqim dorë nga karikaturat dhe skicat”. Pas sulmit vdekjeprurës kundër mësuesit, autoritetet franceze kanë ndërmarrë disa aksione kundër shoqatave të dyshuara se i përkasin spektrit islamist apo janë të afërta me të. Atentatori vetë u qëllua pak pas vrasjes së mësuesit.

Erdogan nuk e la tek këto akuza, por vazhdoi me tone personale. “Çfarë problemi ka ky person me emrin Macron me islamin dhe myslimanët”, pyeti Erdogan në kongres. Macron duhet “të kontrollojë gjendjen e tij mendore”, shtoi Erdogan. Homologu i tij nuk e kupton lirinë e fesë.

 Marrëdhënie të vështira Francë-Turqi

Marrëdhëniet mes Francës dhe Turqisë janë ftohur edhe për shkak të temave të tjera: Macron e akuzon presidentin Erdogan për përzierje masive në konfliktin mes Azerbajxhanit dhe Armenisë në rajonin e Nagorni-Karabakut, që ka disa javë që ka shpërthyer. Sipas Macron, Ankaraja zhvendos luftëtarë xhihadistë nga Siria për të mbështetur Azerbajxhanin.

Edhe në konfliktin për kërkimet për gaz në Detin Mesdhe, Macron ka dërguar paralajmërime ndaj Erdoganit. Franca përforcoi mbështetjen për Greqinë dhe Qipron duke ofruar edhe prezencën e saj ushtarakë në rajonin detar./ DW

Ju sugjerojmë

Pse Hungaria po forcon lidhjet me Rusinë dhe Kinën?
Bota

Orban: Përdorimi i aseteve ruse, ide budallaqe

18 Dhjetor, 2025 3:56 pm
Von der Leyen konfirmon heqjen e masave ndaj Kosovës: Mbështetje financiare nga BE
Rajoni

Von der Leyen konfirmon heqjen e masave ndaj Kosovës: Mbështetje financiare nga BE

18 Dhjetor, 2025 3:01 pm
Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin për 29 deputetë të opozitës
Kryesore

Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin për 29 deputetë të opozitës

18 Dhjetor, 2025 2:52 pm
Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Gjykata e Durrësit liron Arbër Paplekajn
Kronikë

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Gjykata e Durrësit liron Arbër Paplekajn

18 Dhjetor, 2025 2:51 pm
Maduro sfidon SHBA-në për naftën dhe bën thirrje për unitet
Bota

Maduro sfidon SHBA-në për naftën dhe bën thirrje për unitet

18 Dhjetor, 2025 2:22 pm
Rikthehet policimi vullnetar, qeveria miraton vendimin
Kronikë

Drogë në makinë, arrestohen dy të rinjtë në Shkodër

18 Dhjetor, 2025 2:22 pm
21 Janari, SPAK pyet për rreth 2 orë Ilir Metën
Aktualitet

21 Janari, SPAK pyet për rreth 2 orë Ilir Metën

18 Dhjetor, 2025 2:21 pm
Gjyqi për ish-krerët e UÇK, Rama nga Haga: S’di ç’të them për këtë padrejtësi
Kryesore

Gjyqi për ish-krerët e UÇK, Rama nga Haga: S’di ç’të them për këtë padrejtësi

18 Dhjetor, 2025 1:21 pm
Avokati i Popullit në Kushtetuese, PD nis mbledhjen e firmave
Kryesore

Avokati i Popullit në Kushtetuese, PD nis mbledhjen e firmave

18 Dhjetor, 2025 12:00 pm
PS kundër dy komisioneve hetimore, PD mbledh nesër Grupin Parlamentar
Kryesore

Tym, flakadanë dhe tensione, pas mbylljes së seancës deputetët e PD mblidhen në seli

18 Dhjetor, 2025 11:30 am
Para
Rritet numri i të infektuarve me COVID-19 në Europë

Rritet numri i të infektuarve me COVID-19 në Europë

48 kg lëndë narkotike në banesë, arrestohet 52-vjeçari në Himarë

48 kg lëndë narkotike në banesë, arrestohet 52-vjeçari në Himarë

Rinas/ Tentuan të korruptonin punonjësit e Policisë, arrestohen 2 persona

Rinas/ Tentuan të korruptonin punonjësit e Policisë, arrestohen 2 persona

TE FUNDIT

Orban: Përdorimi i aseteve ruse, ide budallaqe

Pse Hungaria po forcon lidhjet me Rusinë dhe Kinën?
18 Dhjetor, 2025

“Garanci për çfarë? Ideja është plotësisht budallaqe: ka dy vende në luftë, nuk është BE-ja, janë Rusia dhe Ukraina. Dhe...

Lexo më shumë

Von der Leyen konfirmon heqjen e masave ndaj Kosovës: Mbështetje financiare nga BE

Von der Leyen konfirmon heqjen e masave ndaj Kosovës: Mbështetje financiare nga BE
18 Dhjetor, 2025

Kryetarja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, konfirmoi gjatë samitit BE-Ballkani Perëndimor, se heqja e masave shtrënguese ndaj Kosovës,...

Lexo më shumë

Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin për 29 deputetë të opozitës

Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin për 29 deputetë të opozitës
18 Dhjetor, 2025

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste i ka dërguar kërkesë kryetarit të Kuvendit Niko Peleshi ku i kërkohet marrja e masave...

Lexo më shumë

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Gjykata e Durrësit liron Arbër Paplekajn

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Gjykata e Durrësit liron Arbër Paplekajn
18 Dhjetor, 2025

Lirohet me kusht Arbër Paplekaj. Gjykata e Durrësit ka vendosur lirimin me kusht për Paplekaj gjatë një seance të zhvilluar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com