-U tha në Opinion

Përplasja me Rusinë, Xhaçka: Mbështesim sovranitetin e Ukrainës



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 23:36 - 14/02/22 |
Opi Nion

Ministrja për Punët e Jashtme dhe Evropën, Olta Xhaçka tha për emisionin “Opinion” se situata në Ukrainë është e paparashikueshme.

“Është kjo arsyeja përse ashtu si edhe shumë vende të tjera, ju kemi bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që janë në Ukrainë që të largohen që andej sa më parë, apo qytetarëve të tjerë që të mos udhëtojnë drejt atij vendi”, u shpreh Xhaçka.

Sa i takon pozicionit të Shqipërisë në këtë situatë, Ministrja tha se ai është i qartë dhe i artikuluar më shumë se një herë.

“Ne mbështesim në mënyrë të palëkundur e pa asnjë hezitim sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës. Ne mbështesim të drejtën sovrane të Ukrainës, ashtu si të çdo vendi tjetër, për të zgjedhur rrugën e tij, aleancat e tij, modelin e tij qeverisës. Pra, është e drejta e Ukrainës dhe e qytetarëve të Ukrainës të vendosin nëse e shohin të ardhmen e tyre më afër BE apo Rusisë, në NATO apo të paangazhuar. Asnjë vend tjetër, nuk ka të drejtën t’i mohojë një vendi sovran të drejtën e zgjedhjes”, tha ndër të tjera ministrja Xhaçka./Opinion.al

Pas